Kthehu te lista
Punë
Logo DM Consulting Services

Inxhinier Ndertimi Zbatimi (Roy Construction)

DM Consulting Services

inxhinier-ndertimi-zbatimi-roy-construction-i9wpic

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
**ROY Construction**
kërkon një
**Inxhinier Ndërtimi – Zbatimi**
**ne Kantier**

**Kandidati duhet të ketë punuar si inxhinier i parë në kantier**
, me përgjegjësi për zbatimin e projekteve në
**objekte mbi 10 kate dhe me disa kate nëntokë**
.

**Detyrat**

- Drejtimi, organizimi e përditshme e punimeve në kantier.
- Sigurimi i zbatimit të punimeve sipas projektit, specifikimeve teknike dhe standardeve të cilësisë.
- Planifikimi i fazave të punës dhe ndjekja e afateve të realizimit.
- Koordinimi i ekipeve të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve.
- Ploteson te gjithe dokumentacionin tekniko ekonomik ne kantier te detyrueshem sipas legjislacionit.
- Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe i punimeve të realizuara.
- Identifikimi i problematikave teknike dhe koordinimi me projektuesit e mbikëqyrësit për zgjidhjen e tyre.
- Ndjekja e sasive të punimeve dhe përgatitja e dokumentacionit teknik e raporteve të ecurisë.
- Kontrolli i respektimit të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier.

**Kualifikimet**

- Diplomë në
**Inxhinieri Ndërtimi ne Zbatim**
.
- Eksperiencë e dëshmuar si
**inxhinier i parë në objekte mbi 10 kate dhe me disa kate nëntokë**
.
- Aftësi të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve konstruktive, arkitektonike dhe dokumentacionit teknik.
- Njohuri të mira të proceseve të ndërtimit dhe organizimit të punës në kantier.
- Aftësi drejtuese, organizative dhe koordinuese.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të marrë vendime teknike dhe për të menaxhuar situata me ngarkesë pune.
- Njohuri të programeve AutoCAD dhe Microsoft Office.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4480006143/
Niveli: mid level

Publikuar 22/10/2026 · Skadon 21/12/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme