Kthehu te lista
Punë
Logo DM Consulting Services

Menaxhere Shitjesh B2B (Enpi shpk)

DM Consulting Services

menaxhere-shitjesh-b2b-enpi-shpk-oobdjt

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Menaxhere Shitjesh B2B** për një kompani që operon në **sektorin e energjetikës** . **Detyrat** - Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së **shitjeve B2B** . - Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj potencialë në tregun biznes. - Prezantimi dhe shitja e **produkteve elektrike nga TU ne TL si dhe impianteve fotovoltaike** . - Menaxhimi i marrëdhënieve me kompani, investitorë dhe partnerë biznesi. - Analizimi i nevojave të klientit dhe koordinimi me ekipin teknik për propozimin e zgjidhjeve të përshtatshme. - Përgatitja dhe prezantimi i ofertave **tekniko-komerciale** . - Negocimi i kushteve tregtare dhe ndjekja e procesit deri në finalizimin e kontratës. - Ndjekja e projekteve dhe koordinimi me departamentet teknike pas finalizimit të shitjes. - Monitorimi i tregut energjetik, konkurrencës dhe mundësive të reja për zhvillim biznesi. - Menaxhimi i pipeline-it të shitjeve dhe realizimi i objektivave të përcaktuara. - Raportimi periodik mbi shitjet, klientët potencialë dhe projektet në proces. **Kualifikimet** - Eksperiencë e mëparshme në **shitje B2B** , preferencialisht në sektorin e energjetikës. - **Njohuri mbi impiantet fotovoltaike, energjinë e rinovueshme dhe projektet energjetike.** - Njohuri mbi projektet e ndërtimit dhe mënyrën e zhvillimit/zbatimit të projekteve teknike përbëjnë avantazh. - Eksperienca në shitjen e **projekteve, sistemeve ose zgjidhjeve teknike** për klientë biznes është e preferuar. - Aftësi për të kuptuar dhe prezantuar dokumentacion, specifikime dhe oferta tekniko-komerciale. - Aftësi shumë të mira në **negocim dhe zhvillim biznesi** . - Orientim i fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave. - Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët. - Njohja e tregut energjetik shqiptar përbën avantazh. - Patentë drejtimi dhe gatishmëri për takime dhe vizita pranë klientëve. Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4469312006/
Niveli: mid level

Publikuar 23/09/2026 · Skadon 22/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme