Punë
Mid-Level Accountant
AgiKons
Përshkrimi
**ATDG (Art and Tourism Development Group)**
, kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
ATDG kerkon te punesoje financiere ne Tirane.
**Detyrat**
- Regjistrimi i MA/MP për Arka Art Hotel, Lobby Bar dhe Marea Resort në Excel dhe Alpha Web, me kontabilizimin dhe rakordimin përkatës.
- Kontrolli dhe rakordimi ditor i arkës, shitjeve fiskale, likuidimeve dhe dokumentacionit shoqërues.
- Verifikimi i urdhrave të shitjes dhe konvertimi i tyre në fatura në Alpha Web.
- Kontabilizimi i faturave të shitjes dhe blerjes pas kontrollit të çmimeve dhe zbatimit të uljeve të miratuara.
- Rakordimi i klientëve, analizimi i kartelave dhe mbyllja mujore e Lobby Bar, Marea Resort dhe Arka Hotel.
- Përgatitja e raporteve javore dhe raportimi i problematikave financiare tek eprorët.
- Pjesëmarrja në inventarët fizikë, evidentimi i diferencave dhe sistemimi i tyre në sistem.
- Bashkëpunimi me stafin e financës dhe zbatimi i detyrave të ngarkuara nga eprorët.
**Kualifikimet**
- Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet.
- Njohuri të mira në programin Alpha.
- Saktësi, produktivitet dhe aftësi për përmbushjen e afateve.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me etikë profesionale.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
**Shenime**
*Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar*
këtu
ose
apliko nga duapune.com.
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit:
**hr@agikons.com**
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail:
**hr@agikons.com**
**Nr. Tel +355 68 648 0086**
**Adresa**
: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
*Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.*
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/mid-level-accountant-at-rekrutime-agikons-4437267137
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim