Punë
Specialist i Lartë në Sektorin e Biznesit të Kartave, ATM/POS
OTP Bank Albania
Përshkrimi
**Pozicioni: Specialist i Lartë në Sektorin e Biznesit të Kartave, ATM/POS**
**Divizioni: Retail**
**Objektiv kryesor :**
Të kontribuojë në menaxhimin efektiv dhe përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve të kartave debit dhe kredit, shërbimeve që lidhen me to, si dhe shërbimeve të lidhura me POS/ATM-të, duke siguruar një përvojë të shkëlqyer për klientin, efikasitet operacional, pajtueshmëri me kërkesat e brendshme dhe rregullatore, si dhe mbështetje për arritjen e objektivave të biznesit të kartave të Bankës.
**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :**
· Kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe iniciativave për rritjen e biznesit të kartave, POS-eve dhe ATM-ve, në përputhje me objektivat e Bankës;
· Mbështet monitorimin dhe arritjen e KPI-ve të sektorit, duke analizuar performancën e produkteve dhe identifikuar mundësi për optimizim dhe rritje;
· Merr pjesë aktive në konceptimin, koordinimin dhe implementimin e fushatave tregtare, aktiviteteve promocionale dhe iniciativave të tjera që synojnë rritjen e përdorimit të kartave, numrit të klientëve dhe volumit të transaksioneve;
· Bashkëpunon me skemat ndërkombëtare të pagesave (Visa, Mastercard) dhe partnerë të tjerë strategjikë, për iniciativa, produkte, shërbime dhe kërkesa të biznesit;
· Merr pjesë në zhvillimin, implementimin dhe përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të reja të kartave, duke koordinuar aktivitetet me njësitë e brendshme dhe partnerët e jashtëm;
· Ndjek dhe kontribuon në projekte që lidhen me kartat, POS-et/ATM-të dhe pagesat elektronike, duke siguruar zbatimin e kërkesave të biznesit, operacionale, rregullatore dhe të skemave ndërkombëtare;
· Menaxhon ciklin e jetës së kartave dhe siguron përpunimin e saktë dhe në kohë të kërkesave dhe proceseve të lidhura me kartat;
· Administron dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemeve dhe aplikacioneve që mbështesin aktivitetin e kartave dhe pagesave;
· Monitoron aktivitetet që lidhen me kartat dhe ATM-të, duke kryer kontrollet e nevojshme, analizat e performancës dhe raportimet periodike;
· Siguron koordinimin dhe zgjidhjen në kohë të problematikave që lidhen me kartat dhe POS/ATM-të, në bashkëpunim me departamentet e brendshme, degët dhe partnerët e jashtëm;
· Ofron ekspertizë dhe mbështetje për rrjetin e degëve lidhur me produktet, shërbimet dhe proceset e kartave dhe POS/ATM-ve;
· Siguron respektimin e procedurave, politikave dhe kërkesave rregullatore në fuqi, duke vepruar gjithashtu si Korrespondent i Riskut Operacional për fushën e përgjegjësisë dhe duke kontribuar në aktivitetet e vazhdimësisë së biznesi.
**Kualifikimi i kërkuar :**
· Diplomë Universitare në Bankë, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Sisteme Informacioni ose fushë të ngjashme;
· Minimumi 3 vjet eksperiencë në aktivitetin e kartave, shërbimet e pagesave ose aktivitete të tjera relevante bankare; Eksperienca në përdorimin e sistemeve të menaxhimit të kartave dhe aplikacioneve bankare përbën avantazh;
· Njohuri të mira mbi produktet e kartave debit dhe kredit, ciklin e jetës së kartave dhe proceset e lidhura me to;
· Aftësi të forta analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problematikave;
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi, me aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me ekipe dhe palë të ndryshme të interesuara;
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të menaxhuar prioritete të shumta dhe për të respektuar afatet në një mjedis dinamik;
· Qasje proaktive me fokus në përmirësimin e proceseve dhe cilësinë e shërbimit;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur;
· Njohuri shumë të mira kompjuterike, duke përfshirë përdorimin e paketës Microsoft Office.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është
**23 korrik 2026.**
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-lart%C3%AB-n%C3%AB-sektorin-e-biznesit-t%C3%AB-kartave-atm-pos-at-otp-bank-albania-4440221339
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim