Punë
Specialist/e Administrimi
SiCRED sh.a
Përshkrimi
Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një
**“Specialist/e Administrimi”**
pranë Drejtorisë së Shitjeve.
**Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:**
1. Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet në njërën nga degët e Fakultetit të Ekonomisë;
2. Të ketë aftësi komunikimi dhe të punuari në grup;
3. Të ketë aftësi organizimi dhe të mbajturit saktë të informacionit;
4. Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike;
5. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
**Informacion mbi përshkrimin e punës:**
1. Përgatit dhe dorëzon librin e shitjeve pranë Drejtorisë së Financës dhe Kontabilitetit në fund të çdo dite dhe muaji;
2. Mban inventarin e policave;
3. Përgatit Urdhrat e anulimit të policave dhe njoftimit e anulimit për institucionet përkatëse dhe klientët;
4. Përgatit databazën e policave te shitura gjatë muajit etj.
**Përse duhet të punoni pranë SiCRED?**
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
1. Sigurim privat jete
2. Sigurim privat shëndeti
3. Sigurim privat jete me kursim
4. Fond privat pensioni
5. Një udhëtim stafi në vit
6. Mundësi trajnimi
**Informacion mbi pozicionin e punës:**
Lloji i punës -
**Kohë e plotë**
Orari - 08:00-17:00
Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën
**31 Korrik 2026,**
përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
·
**Me postë,**
në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
·
**Me email**
: vbodo@sicred.com.al, okodra@sicred.com.al, contact@sicred.com.al
·
**LinkedIn**
*\*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-administrimi-at-sicred-sh-a-4442873031
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim