Nuk ka imazh

3D Technical Manager

Tirana, Tirane, Albania
47 shikime
Postuar: 25.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

About the job

3DSKAI, kompania e printimit 3D në Shqipëri, po kërkon një drejtues teknik 3D.

PËRSHKRIMI I PUNËS

- Drejton gjithë proceset e punës në fermën e makinerive industriale të printimit 3D
- Organizon programin e punës sipas listës së porosive
- Ndjek procesin e skanimit dhe modelimit të produktit sipas kërkesave të klientit
- Përcakton printerat e përshtatshëm sipas karakteristikave dhe materialit të produktit dhe maksimalizon kohën e prodhimit
- Monitoron gjithë proçeset e printimeve deri në realizimin e produktit përfundimtar
- Kujdeset që pjesët e printuara të hiqen në mënyrë efikase nga makinat, të pastrohen, testohen, deri në paketimin përfundimtar të produktit
- Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët dhe me partnerët ekzistues
- Identifikon mundësitë e partneriteteve dhe klientët e mundshëm
- Zhvillon marrëdhënie të reja për të promovuar, rritur e zgjeruar kompaninë
- Identifikon produktin, teknologjitë ose markat e mundshme që do të plotësonin gamën aktuale dhe do t'i shtonin vlerë portofolit të shitjeve
- Propozon strategji çmimi për shërbimet, zgjidhjet dhe produktet
- Merr pjesë në konferenca, ekspozita dhe evente, duke përfaqësuar kompaninë brenda Shqipërisë dhe përtej saj
- Krijon dhe jep prezantime ndaj klientëve të mundshëm dhe drejtuesve të brendshëm

PËRGJEGJËSITË

- Monitoron dhe kujdeset për mirëmbajtjen e makinerive të printimit, të skanimit dhe pajisjeve të pas-përpunimit, në mënyrë që të jenë në gatishmëri të plotë pune.
- Ruan një mjedis të pastër dhe të sigurt në ambientin e prodhimit.
- Respekton në mënyrë strikte pjesën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Ruan rreptësisht konfidencialitetin e të gjitha të dhënave të kompanisë.

KUALIFIKIMET

- Diplomë Bachelor/Master ose përvojë ekuivalente në Inxhinieri Mekatronikë/Mekanikë/Elektronikë, Arkitektur
ë
ose fusha të lidhura me t
ë
- Përvojë në përdorimin e printerëve 3D, prerësve lazer, skanerëve do të ishte avantazh
- Njohuri të dizajnit 2D (Photoshop/Illustrator) do të ishte avantazh
- Njohuri të dizajnit 3D (SolidWorks/Fusion360/Blender)
- Njohuri në përdorimin dhe trajtimin e pajisjeve mekanike
- Eksperiencë me veglat, saldimin dhe riparimin e produkteve elektronike
- Përvoja në funksionimin e pajisjeve industriale është avantazh
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale
- Aftësi për të punuar ngushtë me kolegët në funksione të ndryshme si kërkim-zhvillim
- I fokusuar ndaj detajeve
- Të ketë qasje metodike, i disiplinuar dhe i gatshëm për të mësuar
- Njohuri profesionale të gjuhës angleze

OFROJMË:

- Pozicion me kohë të plotë në një laborator 3D modern dhe të plotë me teknologjitë FDM/SLA/SLS/3D skaner por edhe teknologji të tjera si Laser/CNC/Termoformim
- Pagë të kënaqshme
- Plan trajnimi për rritjen profesionale
- Pjesëmarrje në projekte mbresëlënëse në një industri të re

Shpresojmë t’i bashkoheni ekipit tonë dhe të rritemi së bashku!

APLIKIME/PYETJE?

Ju lutemi dërgoni me email CV-në tuaj dhe një letër motivuese (opsionale) në info@3dskai.com

Requirements added by the job poster

• 1+ years of Automation Machinery Manufacturing experience

• Bachelor's Degree

• Can start immediately

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/3d-technical-manager-at-3dskai-4355863293

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/3d-technical-manager-at-3dskai-4355863293
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com