Booking Supervisor
Albania Tour Operator Albania DMC

Booking Supervisor

Tirana, Tirane, Albania
29 shikime
Postuar: 28.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Kompania: Balkan Tour Operator

Vendi i punës: Tiranë

Orari: 09:00 – 17:30 (E Hënë – E Premte)

Pushime: Fundjava pushim, të gjitha festat zyrtare pushim, ditët e pushimit vjetor sipas Kodit të Punës

Sektori: Turizëm / Operime / Rezervime

Përshkrimi i pozicionit:

Kërkojmë një Përgjegjëse Rezervimesh energjik, të kujdesshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht.

Pozicioni përfshin menaxhimin e rezervimeve për grupet turistike ndërkombëtare që udhëtojnë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, duke siguruar që çdo detaj të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur dhe profesionale.

Detyrat kryesore:

- Menaxhimi i rezervimeve me hotele, restorante, transportues dhe guida lokale.
- Përgatitja dhe përditësimi i listave operative dhe itinerareve të konfirmuara.
- Ndjekja e komunikimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për konfirmime dhe kërkesa specifike.
- Koordinimi me departamentin e shitjeve dhe të financës për zbatimin korrekt të çdo turi.
- Kontrolli i detajeve logjistike dhe menaxhimi i ndryshimeve në kohë reale.

Kërkesat:

- Eksperiencë e mëparshme në tour operator ose agjenci udhëtimesh (minimumi 1–2 vite).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (frëngjisht, italisht ose gjermanisht janë avantazh).
- Aftësi të forta organizative dhe kujdes maksimal ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Njohje e mirë e MS Office (Word, Excel, Outlook).
- Aftësi për të menaxhuar presionin dhe respektuar afatet.

Çfarë ofrohet:

- Punë afatgjatë në një kompani lider në turizmin ballkanik.
- Trajnime profesionale dhe mundësi reale për zhvillim karriere (drejt roleve në Sales ose Operations Management).
- Mjedis pune dinamik, bashkëpunues dhe ndërkombëtar.
- Pagë konkurruese + bonuse performance.

Aplikimet:

Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër prezantimi në: info@ahg.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/booking-supervisor-at-albania-tour-operator-albania-dmc-4356173779

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/booking-supervisor-at-albania-tour-operator-albania-dmc-4356173779
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com