Jurist
EuroElektra Sh.p.k

Jurist

Tirana, Tirane, Albania
37 shikime
Postuar: 26.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon.

Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’ju bashkuar skuadrës tonë.

Pozicioni Vakant: Jurist

Kompania: EuroElektra shpk

**Përgjegjësitë Kryesore:**

Juristi do të jetë përgjegjës për ofrimin e këshillimit ligjor, hartimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, si dhe ndjekjen e çështjeve juridike të shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

**Përshkrimi i detyrave:**

- Harton, rishikon dhe negocion kontrata për projekte fotovoltaike, furnizim, shërbime, EPC dhe O&M.
- Analizon rreziqet ligjore që lidhen me marrëveshjet dhe propozon zgjidhje për minimizimin e tyre.
- Asiston në procedurat e tenderimit publik dhe privat, duke siguruar që dokumentacioni është në përputhje me kërkesat ligjore.
- Ndjek marrëdhëniet kontraktuale me klientët, furnitorët dhe partnerët strategjikë të kompanisë.
- Përgatit dhe dorëzon shkresa, njoftime ligjore, ankimime apo kërkesa pranë institucioneve publike.
- Jep këshillim ligjor për çështje që lidhen me pronësinë, lejet ndërtimore, energjinë e rinovueshme dhe aspektet ligjore të projekteve.
- Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe përditëson politikën ligjore të kompanisë.
- Mbështet ekipin e menaxhimit të projekteve gjatë verifikimeve kontraktuale, auditeve apo çështjeve të kontestimit.
- Mban korrespondencë zyrtare me institucionet shtetërore dhe autoritetet rregullatore.

**Kualifikimet e nevojshme:**

- Të jetë diplomuar në degën Juridik.
- Të paktën 5 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane– niveli profesional.
- Aftësi analitike, komunikimi dhe negocimi të zhvilluara.
- Integritet i lartë profesional dhe qasje bashkëpunuese me ekipin.

**Kushtet e Punës:**

- Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit.
- Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës.
- Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat.
- Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara.
- Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: career@euroelektra.al

ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355672071043.

Ju mirëpresim! 🙌

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-at-euroelektra-sh-p-k-4355757400

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-at-euroelektra-sh-p-k-4355757400
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com