Nuk ka imazh
Koordinator i Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë (SSHP)
Përshkrimi
**VEGA Group**
është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një
**Koordinator i Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë (SSHP).**
**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:**
- Hartimi, zbatimi dhe monitorimi i dokumentacionit të Sigurisë Teknike, Shëndetit në Punë dhe Mjedisit (SSHP&M), përfshirë vlerësimet e rrezikut dhe planet operative.
- Sigurimi i përputhshmërisë së aktiviteteve të kompanisë me legjislacionin shqiptar, kërkesat kontraktuale dhe standardet e klientëve/donatorëve.
- Koordinimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të rregullave të SSHP nga punonjësit, kontraktorët dhe nënkontraktorët.
- Kryerja e inspektimeve periodike në terren dhe hartimi i raporteve përkatëse.
- Organizimi i trajnimeve dhe ndërgjegjësimit të stafit mbi Sigurinë Teknike dhe Shëndetin në Punë.
- Hartimi dhe zbatimi i Planeve të Emergjencës dhe Evakuimit.
- Menaxhimi dhe raportimi i incidenteve/aksidenteve në punë, duke propozuar masa parandaluese dhe përmirësuese.
- Veprimi si pikë kontakti për auditime, inspektime dhe komunikime zyrtare me autoritetet dhe palët e interesuara.
- Monitorimi dhe raportimi i performancës së kompanisë në fushën e SSHP dhe mbrojtjes së mjedisit.
- Asistimi i departamenteve të kompanisë dhe përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për tendera dhe projekte specifike.
- Kryen inspektime periodike dhe harton raporte inspektimi.
- Monitoron dhe raporton performancën e kompanisë për mbrojtjen e mjedisit, sipas legjislacionit vendas dhe kërkesave të donatorëve (EBRD, World Bank, etj.).
- Harton raporte javore, mujore dhe vjetore mbi indikatorët e performancës së SSHP.
- Propozon masa disiplinore për punonjësit që shkelin rregullat e SSHP, në bashkëpunim me HR dhe me miratimin përkatës.
**Kualifikimet e Kërkuara**
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi, Ndërtimi, Mekanike ose fusha të ngjashme (Inxhinieria e Mjedisit përbën përparësi).
- Minimum 3 vite përvojë në menaxhimin e Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë.
- Certifikim i vlefshëm si Koordinator i Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë, sipas legjislacionit në fuqi.
- Certifikime ndërkombëtare si IOSH, NEBOSH, OSHA përbëjnë avantazh.
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar për SSHP.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe koordinuese.
- Gatishmëri për lëvizje në terren sipas projekteve të kompanisë.
- Patentë drejtimi Tipi B.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën:
rekrutime@vegagroup.al me subjekt
**“Koordinator i Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë (SSHP)**
”, ose mund të klikoni në opsionin “Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.*

Location: Tirana, Tirane, Albania
Specifikimet
Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/koordinator-i-siguris%C3%AB-teknike-dhe-sh%C3%ABndetit-n%C3%AB-pun%C3%AB-sshp-at-vega-group-4356123195
Kërkohet CV
Po
Informacioni i shitësit
Admin User
Anëtar që nga: 2025