Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave
AgiKons

Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave

Tirana, Tirane, Albania
35 shikime
Postuar: 28.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Agikons sh.p.k**
, me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar, njihet për standarde të larta cilësie dhe profesionalizmi. Si pjesë e grupit Agikons,
**S&D Invest sh.a**
operon mbi të njëjtat vlera dhe, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kërkon të punësojë:

🔹
**Pozicioni:**

Menaxher/e për Mirëmbajtjen e Rezidencave

**📍 Departamenti:**
Shërbime Teknike & Operacionale

**📌 Raporton tek:**
Administratori i Përgjithshëm

**👥 Nën mbikëqyrje:**
Sektori i Mirëmbajtjes & Sektori i Gjelbërimit

**🎯 Qëllimi i pozicionit:**

Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar cilësi, efikasitet operacional dhe përputhje me standardet teknike dhe ligjore, si dhe analizimin dhe zhvillimin e shërbimeve për rritje të të ardhurave.

**✅ Përgjegjësi Kryesore**

- Menaxhimi i mirëmbajtjes teknike dhe ndërhyrjeve emergjente
- Planifikimi dhe kontrolli i punëve të gjelbërimit
- Evidentimi, analiza dhe raportimi periodik i proceseve me grafiqe
- Menaxhimi i inventarit, pajisjeve dhe furnizimeve
- Zbatimi i standardeve të sigurisë dhe legjislacionit në fuqi
- Analizë financiare dhe zhvillim shërbimesh të reja në bashkëpunim me ekipet përkatëse

🎓
**Kualifikime të Kërkuara**

- Diplomë e lartë në Inxhinieri (Ndërtimi, Elektrike, Mekanike ose fusha të ngjashme)
- Minimum 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ
- Njohuri të forta teknike dhe analitike
- Aftësi menaxheriale dhe komunikimi
- Njohuri shumë të mira në Excel dhe mjete raportimi

**Shënime:**

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj!

Departamenti i Burimeve Njerezore

Agikons. Sh. P. K

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-p%C3%ABr-mir%C3%ABmbajtjen-e-rezidencave-at-agikons-4356216028

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-e-p%C3%ABr-mir%C3%ABmbajtjen-e-rezidencave-at-agikons-4356216028
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com