Menaxher i Kerkesave Funksionale
HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Menaxher i Kerkesave Funksionale

Tirana, Tirane, Albania
33 shikime
Postuar: 28.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Infosoft Systems sh.p.k.**
kërkon të punësojë:

**MENAXHER I K**
**Ë**
**RKESAVE FUNKSIONALE**

**PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:**

Menaxheri i Kërkesave Funksionale është përgjegjës për menaxhimin e kërkesave funksionale përgjatë gjithë ciklit të jetës së tyre, në kuadër të projekteve software. Roli i tij është të sigurojë që kërkesat e biznesit të kuptohen, të dokumentohen dhe të ndiqen në mënyrë të kontrolluar, nga identifikimi fillestar deri në pranimin e zgjidhjes.

Ky rol vepron si ura lidhëse midis kërkesave të përdoruesve fundorë dhe implementimit të zgjidhjes software. Aktiviteti i tij ndryshon sipas fazës së projektit, por në thelb fokusohet në menaxhimin e kërkesës funksionale. Në këtë kuadër, roli përfshin analizën e kërkesave, testimin funksional, takime dhe prezantime me përdoruesit fundorë, mbështetjen gjatë trajnimit dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës.

 

**DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE**

- Identifikon, analizon dhe qartëson kërkesat e biznesit, duke siguruar që ato të kuptohen saktë përpara kalimit në fazën e zhvillimit.
- Dokumenton kërkesat funksionale në mënyrë të strukturuar, në një formë të qartë dhe të përdorshme gjatë gjithë projektit.
- Ndjek kërkesat gjatë zhvillimit për t’u siguruar që zgjidhja e implementuar përputhet me atë që është dakordësuar.
- Menaxhon dhe përditëson kërkesat gjatë ndryshimeve që lindin, duke ruajtur kontrollin mbi scope-in funksional.
- Përdor platforma të dedikuara për menaxhimin dhe gjurmimin e kërkesave, për të monitoruar statusin dhe ecurinë e zhvillimit përgjatë projektit.
- Kryen ose mbështet testimin funksional të zgjidhjes dhe merr pjesë në procesin e pranimit nga përdoruesit fundorë (UAT).
- Organizon dhe zhvillon takime sqaruese dhe prezantime me përdoruesit fundorë për verifikimin e kërkesave dhe rezultateve.
- Përgatit dokumentacion mbështetës dhe manuale përdorimi, sipas nevojave të projektit.
- Identifikon paqartësi ose mospërputhje gjatë zhvillimit dhe siguron që ato të adresohen përpara dorëzimit final.
- Bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me ekipet e përfshira (Project Manager, Developers, Q&A) për të siguruar përputhshmëri të kërkesave me zhvillimin.

**KËRKESAT DHE KUALIFIKIM**

**Arsimimi dhe eksperienca:**

- Diplomë universitare në një nga fushat: Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, ose fusha të ngjashme.
- Minimumi
**2 vite eksperiencë**

në role funksionale në projekte software (p.sh. Business Analyst, Requirements Lead, Product/Functional Analyst ose role të ngjashme).
- Përvojë në mbledhjen, analizimin, dokumentimin dhe ndjekjen e kërkesave të biznesit dhe përdoruesve fundorë.
- Njohuri të mira në përdorimin e metodologjive Agile (Scrum, Kanban) dhe përvojë pune në mjedise bashkëpunuese ndërfunksionale.
- Përvojë në dokumentimin e kërkesave funksionale dhe përgatitjen e materialeve shoqëruese për zhvillim, testim dhe përdorim.
- Përvojë në përdorimin e platformave për menaxhimin dhe gjurmimin e kërkesave (p.sh. Azure DevOps, Jira, Confluence ose mjete të ngjashme).
- Njohuri mbi testimin funksional dhe përfshirje në proceset e validimit dhe pranimit të zgjidhjeve (UAT).
- Njohuri në përdorimin e mjeteve për dokumentim dhe prezantim funksional; përvoja me mock-up ose mjete vizuale përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme.

**Aftësi të tjera:**

- Mendim analitik dhe aftësi për të strukturuar informacion kompleks në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
- Vëmendje ndaj detajeve pa humbur pamjen e përgjithshme dhe objektivat kryesore.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, shprehje e qartë dhe profesionale në komunikim verbal dhe të shkruar.
- Aftësi bashkëpunuese dhe sjellje profesionale në punë me ekipe dhe palë të ndryshme.
- Natyrë që përballon presionin dhe për t’u përshtatur me ndryshime të shpeshta të prioriteteve.
- Qasje e strukturuar, proaktive dhe e orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim eficent i kohës dhe angazhimeve.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e\_mail: 
humanresources@infosoftgroup.com.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-kerkesave-funksionale-at-hr-ims-infosoft-management-services-4356282144

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-kerkesave-funksionale-at-hr-ims-infosoft-management-services-4356282144
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com