Menaxhere Housekeeping
AgiKons

Menaxhere Housekeeping

Sarandë, Vlore, Albania
33 shikime
Postuar: 26.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Boungainville Bay Resort**
pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin 
**Menaxhere HouseKeeping**
 .

**Detyrat**

- Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në ambiente publike dhe dhomat e klientëve.
- Trajnimi dhe menaxhimi i stafit për të siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe shërbimit.
- Kontrollimi i rregullt i dhomave dhe ambienteve publike për të siguruar cilësinë e shërbimit.
- Hartimi i orareve të punës dhe caktimi i detyrave të stafit.
- Mbajtja e stokut të materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtje e pastërti.
- Raportimi i çdo problemi apo kërkese për riparim në departamentin e mirëmbajtjes
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përvojën më të mirë për klientë

**Kualifikimet**

- **Eksperiencë & Formim Profesional**
 – Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimeve të pastrimit në hotel 2 vite; formimi në hoteleri është avantazh.
- **Aftësi udhëheqëse**
 – Të jetë e aftë të drejtojë dhe të menaxhojë stafin, duke siguruar që standardet e pastrimit të përmbushen në mënyrë konsistente.
- **Aftësi organizative të shkëlqyera**
 – Të jetë e aftë të planifikojë dhe të koordinojë grafikun e stafit, detyrat e përditshme dhe inspektimin e dhomave.
- **Aftësi për zgjidhjen e problemeve**
– Të jetë e gatshme për të adresuar dhe zgjidhur çdo çështje që mund të lindë, si ankesat e klientëve ose mungesat e stafit.
- **Njohuri të procedurave të pastrimit dhe standardeve të higjienës**
 – Të ketë njohuri të thelluara për përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit.
- **Fleksibilitet në orar**
 – Të jetë e gatshme të punojë në orare të ndryshme për të përmbushur kërkesat e hotelit.
- **Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi**
 – Të jetë e aftë të bashkëpunojë me departamentet e tjera dhe të komunikojë qartë me stafin e saj.

**Shenime**

**Ofrohet:**

- **Pagesë konkuruese**

**Shënim:**
Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të kontaktojne ne numrin e telefonit: 
**+35568 64 80086**

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Location: Sarandë, Vlore, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-housekeeping-at-agikons-4355676395

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-housekeeping-at-agikons-4355676395
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com