Sales Manager
EuroElektra Sh.p.k

Sales Manager

Tirana, Tirane, Albania
39 shikime
Postuar: 27.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon. 

Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’u bashkuar me ne. 

 

Pozicioni: "Menaxher Shitje" 

**Përgjegjësitë Kryesore:**

 

- Hartimi dhe zbatimi i strategjive të shitjeve dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Organizimi, dhe mbikëqyrja e ekipit të shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën.
- Analizimi i tregut dhe të dhënave të klientëve për të identifikuar trende, mundësi dhe hapësira për rritje.
- Hartimi i raporteve dhe rekomandimeve për drejtuesit e kompanisë.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të forta me klientë ekzistues dhe të rinj.
- Menaxhimi i negociatave me klientë strategjikë dhe përmbyllja e kontratave.
- Monitorimi i tregut të energjisë së rinovueshme dhe teknologjive elektrike për identifikimin e mundësive të reja bashkëpunimi.
- Bashkëpunimi me departamente të tjera për zbatimin e projekteve komplekse dhe mbështetjen e vendimmarrjes.
- Zhvillimi i strategjive të çmimeve në bazë të analizave të kostos dhe marzhit të fitimit.

 

**Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:**

 

- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Inxhinieri Ekonomike apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në role manaxheriale ose analitike, preferohet në sektorë teknikë apo industrialë.
- Njohuri mbi produktet dhe teknologjitë e energjisë së rinovueshme, sistemet elektrike dhe automatizimin.
- Aftësi për të udhëhequr ekipe, për të marrë vendime dhe për të arritur objektiva të qarta.

 

**Kushtet e Punës:**

 

- Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit.
- Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës.
- Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat.
- Sigurimet Shoqërore, Shëndetësore dhe TAP do të paguhen sipas nivelit të dakordësuar të pagës.
- Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara.
- Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-euroelektra-sh-p-k-4366321397

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-euroelektra-sh-p-k-4366321397
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com