Senior Structural Engineer
OTI SHPK

Senior Structural Engineer

Tirana, Tirane, Albania
20 shikime
Postuar: 24.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Nga themelimi ynë në vitin 2008, OTI SHPK është bërë një kompani ndërtimi udhëheqëse, që vendos standarde të reja për cilësi dhe inovacion. Ekspertiza jonë përfshin projekte rezidenciale, komerciale, industriale, dhe infrastrukturale, duke treguar shumëfishtësi dhe aftësi për të përshtatur.

**NJOFTIM PUNE – INXHINIER STRUKTURE (Kallëpëri + Sigurim i projekteve të reja)**

**OTI SHPK**
shpall vendin e lirë të punës për
**Inxhinier Strukture**
, me fokus kryesor
**punimet e kallëpërisë (formwork)**
dhe me aftësi për të kontribuar edhe në
**marrjen e punëve / projekteve të reja**
për kompaninë.

Ne kërkojmë një profil
**lider, praktik dhe me iniciativë**
, që jo vetëm menaxhon punën në terren, por edhe ka aftësi të krijojë lidhje profesionale, të negociojë dhe të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi.

**Përgjegjësitë kryesore**

**1) Menaxhim & Mbikëqyrje në kantier (Fokus Kallëpëri)**

- Organizimi dhe ndjekja e punimeve të kallëpërisë (kolona, trarë, mure, soleta, shkallë, etj.)
- Kontrolli i cilësisë, dimensioneve, drejtësisë dhe nivelimeve sipas projektit
- Planifikimi i fazave të punës dhe optimizimi i ciklit të kallëpërisë
- Raportim progresi dhe zgjidhje teknike në terren

**Sigurim i projekteve të reja**

- Identifikimi i mundësive të reja në treg (ndërtime, struktura, kallëpëri, karabinë)
- Komunikim dhe negociim me klientë, investitorë, kompani ndërtimi dhe partnerë
- Përgatitje paraprake e ofertave teknike/ekonomike në bashkëpunim me kompaninë
- Ndërtimi i rrjetit të kontakteve dhe rritja e prezencës së kompanisë në treg
- Ndjekja e takimeve dhe finalizimi i marrëveshjeve të reja

**K**
**ërkesat:**

- Diplomë në
**Inxhinieri Ndërtimi / Inxhinieri Strukturore**
- Eksperiencë e fortë në kantier,
**preferohet në kallëpëri / karabinë**
- Aftësi organizimi dhe drejtimi ekipi
- Aftësi komunikimi dhe negocimi (shumë e rëndësishme)
- Profil aktiv, i besueshëm dhe me iniciativë për të sjellë projekte të reja

**Çfarë ofrojmë:**

- **Paga mujore nis nga 250,000 ALL/muaj e lart**
(sipas eksperiencës)
- **Bonuse dhe përfitime të forta sipas performancës**
- **Komision / shpërblim për punët e sjella nga inxhinieri**
(sipas marrëveshjes)
- **Punë stabile dhe projekte serioze**
- **Mundësi rritjeje profesionale dhe financiare**

**Aplikimi:**

**Të interesuarit të dërgojnë CV-në në:**

**E-mail: info@oti-shpk.com**

**WhatsApp: +355 68 252 6525**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-structural-engineer-at-oti-shpk-4355308179

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/senior-structural-engineer-at-oti-shpk-4355308179
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com