Technical Manager
SKAITECH

Technical Manager

Tirana, Tirane, Albania
47 shikime
Postuar: 25.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Technical Director**

SKAITECH është një kompani teknologjike shqiptare që zhvillon, prodhon dhe operon
**dronë dhe sisteme autonome**
, duke ofruar
**shërbime, zgjidhje me dronë, trajnime për pilotë dhe drone shows.**

**Roli:**

Si
**Technical Director**
, do të udhëhiqni drejtimin teknik dhe operacional të SKAITECH, duke mbuluar zhvillimin e produkteve, operacionet me dronë, projektet në terren dhe aktivitetet e trajnimit. Ky është një rol kyç, strategjik dhe praktik, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe shkallëzimin e biznesit.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Udhëheqja e zhvillimit teknik të dronëve dhe sistemeve (hardware & software).
- Mbikëqyrja e prodhimit, montimit dhe testimit.
- Drejtimi teknik i shërbimeve me dronë dhe projekteve për klientë.
- Mbështetje dhe standardizim teknik për
**SKAITECH Academy**
(trajnim pilotësh).
- Mbikëqyrja teknike e
**drone shows**
, përfshirë planifikimin dhe sigurinë.
- Vendosja e standardeve teknike, procedurave operative dhe kontrollit të cilësisë.
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e R&D, operacioneve dhe menaxhimit.

**Profili ideal:**

- Background inxhinierik (elektronikë, mekanikë, mekatronikë, avionikë ose të ngjashme).
- Eksperiencë me sisteme dronësh dhe operacione UAV.
- Aftësi drejtuese, organizative dhe mendim strategjik.
- Gatishmëri për angazhim praktik (hands-on) kur kërkohet.

**Çfarë ofrojmë:**

- Pozicion me kohë të plotë dhe mundesi partneriteti
- Një strukturë komisionesh dhe pagë e kënaqshme
- Një plan trajnimi për rritjen tuaj
- Shpenzimet e punës të mbuluara
- Rol drejtues me ndikim real dhe përgjegjësi të gjerë.
- Përfshirje në produkte, shërbime dhe projekte unike me dronë.
- Mundësi reale zhvillimi profesional dhe strategjik.

📩 Nëse jeni të interesuar ose njihni dikë të përshtatshëm për këtë rol, na kontaktoni.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/technical-manager-at-skaitech-4355823238

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/technical-manager-at-skaitech-4355823238
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com