Kthehu te lista
Punë

3D Technical Manager

3DSKAI Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
About the job 3DSKAI, kompania e printimit 3D në Shqipëri, po kërkon një drejtues teknik 3D. PËRSHKRIMI I PUNËS - Drejton gjithë proceset e punës në fermën e makinerive industriale të printimit 3D - Organizon programin e punës sipas listës së porosive - Ndjek procesin e skanimit dhe modelimit të produktit sipas kërkesave të klientit - Përcakton printerat e përshtatshëm sipas karakteristikave dhe materialit të produktit dhe maksimalizon kohën e prodhimit - Monitoron gjithë proçeset e printimeve deri në realizimin e produktit përfundimtar - Kujdeset që pjesët e printuara të hiqen në mënyrë efikase nga makinat, të pastrohen, testohen, deri në paketimin përfundimtar të produktit - Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët dhe me partnerët ekzistues - Identifikon mundësitë e partneriteteve dhe klientët e mundshëm - Zhvillon marrëdhënie të reja për të promovuar, rritur e zgjeruar kompaninë - Identifikon produktin, teknologjitë ose markat e mundshme që do të plotësonin gamën aktuale dhe do t'i shtonin vlerë portofolit të shitjeve - Propozon strategji çmimi për shërbimet, zgjidhjet dhe produktet - Merr pjesë në konferenca, ekspozita dhe evente, duke përfaqësuar kompaninë brenda Shqipërisë dhe përtej saj - Krijon dhe jep prezantime ndaj klientëve të mundshëm dhe drejtuesve të brendshëm PËRGJEGJËSITË - Monitoron dhe kujdeset për mirëmbajtjen e makinerive të printimit, të skanimit dhe pajisjeve të pas-përpunimit, në mënyrë që të jenë në gatishmëri të plotë pune. - Ruan një mjedis të pastër dhe të sigurt në ambientin e prodhimit. - Respekton në mënyrë strikte pjesën e sigurisë dhe shëndetit në punë. - Ruan rreptësisht konfidencialitetin e të gjitha të dhënave të kompanisë. KUALIFIKIMET - Diplomë Bachelor/Master ose përvojë ekuivalente në Inxhinieri Mekatronikë/Mekanikë/Elektronikë, Arkitektur ë ose fusha të lidhura me t ë - Përvojë në përdorimin e printerëve 3D, prerësve lazer, skanerëve do të ishte avantazh - Njohuri të dizajnit 2D (Photoshop/Illustrator) do të ishte avantazh - Njohuri të dizajnit 3D (SolidWorks/Fusion360/Blender) - Njohuri në përdorimin dhe trajtimin e pajisjeve mekanike - Eksperiencë me veglat, saldimin dhe riparimin e produkteve elektronike - Përvoja në funksionimin e pajisjeve industriale është avantazh - Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale - Aftësi për të punuar ngushtë me kolegët në funksione të ndryshme si kërkim-zhvillim - I fokusuar ndaj detajeve - Të ketë qasje metodike, i disiplinuar dhe i gatshëm për të mësuar - Njohuri profesionale të gjuhës angleze OFROJMË: - Pozicion me kohë të plotë në një laborator 3D modern dhe të plotë me teknologjitë FDM/SLA/SLS/3D skaner por edhe teknologji të tjera si Laser/CNC/Termoformim - Pagë të kënaqshme - Plan trajnimi për rritjen profesionale - Pjesëmarrje në projekte mbresëlënëse në një industri të re Shpresojmë t’i bashkoheni ekipit tonë dhe të rritemi së bashku! APLIKIME/PYETJE? Ju lutemi dërgoni me email CV-në tuaj dhe një letër motivuese (opsionale) në info@3dskai.com Requirements added by the job poster • 1+ years of Automation Machinery Manufacturing experience • Bachelor's Degree • Can start immediately Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/3d-technical-manager-at-3dskai-4355863293
Niveli: senior

Publikuar 25/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme