Kthehu te lista
Punë

Account Manager & Sales Executive

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Zyra e duapune.com** eshte në kërkim të një **Account Manager & Sales Executive** energjik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e klientëve ekzistues, zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me bizneset partnere dhe rritjen e shitjeve të shërbimeve të platformës. Ky rol kombinon menaxhimin e llogarive me shitjet aktive dhe suportin ndaj klientit në përdorimin e platformës. **Ofrohet:** - Pagë bazë + bonus mbi shitjet. - Ambient profesional dhe dinamik. - Mundësi zhvillimi në fushën e shitjeve dhe menaxhimit të klientëve. - Trajnim për përdorimin e platformës dhe produktit. **Detyrat:** - Të instruktojë dhe asistojë klientët në përdorimin e platformës. - Të prezantojë dhe shesë shërbimet e kompanisë tek klientët potencialë dhe ekzistues. - Të krijojë profile biznesi në platformë dhe të sigurojë plotësimin korrekt të të dhënave. - Të ndjekë proceset e likuidimit dhe pagesave sipas procedurave të brendshme. - Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me administratorët e bizneseve. - Të ndjekë procesin nga kontakti fillestar deri në finalizimin e shitjes. - Të përditësojë bazën e të dhënave dhe CRM-in me informacion të saktë. - Të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me klientët për rritje të bashkëpunimit. **Kualifikimet:** - Eksperiencë në shitje, account management ose customer support (avantazh). - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi. - Aftësi organizative dhe ndjekje procesesh. - Njohuri bazë në përdorimin e platformave online dhe CRM. - Orientim drejt rezultateve dhe targeteve mujore. - Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale me biznese. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/account-manager-sales-executive-at-dm-consulting-services-4380364645
Niveli: senior

Publikuar 03/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme