Punë
Account Manager & Sales Executive
ASEL Albania
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**Zyra e duapune.com**
eshte në kërkim të një
**Account Manager & Sales Executive Femer**
energjike dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e klientëve ekzistues, zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me bizneset partnere dhe rritjen e shitjeve të shërbimeve të platformës. Ky rol kombinon menaxhimin e llogarive me shitjet aktive dhe suportin ndaj klientit në përdorimin e platformës.
Detyrat
- Të instruktojë dhe asistojë klientët në përdorimin e platformës.
- Të prezantojë dhe shesë shërbimet e kompanisë tek klientët potencialë dhe ekzistues.
- Të krijojë profile biznesi në platformë dhe të sigurojë plotësimin korrekt të të dhënave.
- Të ndjekë proceset e likuidimit dhe pagesave sipas procedurave të brendshme.
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me administratorët e bizneseve.
- Të ndjekë procesin nga kontakti fillestar deri në finalizimin e shitjes.
- Të përditësojë bazën e të dhënave dhe CRM-in me informacion të saktë.
- Të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me klientët për rritje të bashkëpunimit.
Kualifikimet
- Eksperiencë në shitje, account management ose customer support (avantazh).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi organizative dhe ndjekje procesesh.
- Njohuri bazë në përdorimin e platformave online dhe CRM.
- Orientim drejt rezultateve dhe targeteve mujore.
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale me biznese.
**Ofrohet**
- Pagë bazë + bonus mbi shitjet.
- Ambient profesional dhe dinamik.
- Mundësi zhvillimi në fushën e shitjeve dhe menaxhimit të klientëve.
- Trajnim për përdorimin e platformës dhe produktit.
- Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/account-manager-sales-executive-at-asel-albania-4426846178
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim