Kthehu te lista
Punë

Agjent Promocioni

Abissnet Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Agjenti i Promocionit** zhvillon dhe marketon produktin e internetit, telefonisë dhe IPTV që ofron Shoqëria. Mbledh kontakte nga klien potencial dhe ndjek shitjen. Sugjeron ndryshime ne përmirësimin e paketave dhe ofertave që shoqëria hedh në treg duke raportuar kërkesat e klienteve në terren. Krijon kontakte dhe marrëdhënie biznesi me kompani, familje për të realizuar kontrata të reja në përputhje me ofertat e miratuara nga Shoqëria. **Detyrat Kryesore** ·    Realizon shpërndarjen e broshurave sipas zonave të përcaktuara. ·    Prezanton shërbimet që ofron Abissnet. ·    Informohet në mënyre të vazhdueshme për çdo ndryshimin të ofertave që shoqëria hedh në treg. ·    Mbledh kontakte të klientëve potencial dhe finalizon me kontratë. ·    Prezantimi i shërbimeve qe shoqëria ofron kundrejt Klientëve duhet te behet konform rregullave dhe broshurave te reklamës ne fuqi. ·     Jep informacion të përgjithshëm Klientit mbi profilin e kompanisë si dhe udhëzimet përkatëse mbi departamentet qe janë te disponushme për shërbimin ndaj Klientit. ·   Mbajtja e kontakteve në mënyre të vazhdueshme me Klientët që janë të interesuar për të marrë shërbimin tonë. ·    Përmbush objektivat të vendosura nga Menaxheri përkatës. ·    Identifikon kërkesat e klientëve potencial, duke mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme. ·    Paraqet një raport javor pranë drejtorit të departamentit për rezultatet e punës së kryer. ·    Siguron shërbim cilësor , sodisfaksion ndaj klientit dhe rritje te imazhit të shoqërisë duke mbajtur marrëdhënie të mira me klientin. ·    Performon shumë mirë ne prezantimin e shërbimit të ofruar kundrejt klientëve. ·    Raporton dhe jep llogari për punën e kryer në përputhje me përcaktimet. ·    Ndjek kontraten e klientit deri ne momentin qe klienti rezulton online ne sistem Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-promocioni-at-abissnet-4416150253
Niveli: mid level

Publikuar 20/05/2026 · Skadon 19/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme