Punë
Agjent/e Imobiliar
OMNES agency
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
Omnes në emër të një klienti kërkon të punësojë një Agjent/e Imobiliar energjik, të komunikueshëm dhe të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë.
**Detyrat dhe përgjegjësitë:**
- Menaxhimi i procesit të shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të apartamenteve dhe pronave.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët.
- Prezantimi i pronave tek klientët potencialë.
- Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve ndërmjet palëve.
- Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zgjerimin e portofolit të klientëve.
**Kualifikimet:**
- Eksperienca e mëparshme në shitje përbën avantazh.
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Qasje profesionale dhe orientim drejt rezultateve.
**Kushtet e punës:**
- Orari: 8 orë në ditë.
- E diela pushim.
**Pagesa:**
- Sistem pagese me komision (%).
- Mbështetje financiare fillestare prej 60,000 lekësh.
**Vendndodhja:**
Pranë Xhamisë, Rruga e Elbasanit.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-e-imobiliar-at-omnes-agency-4419284444
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim