Kthehu te lista
Punë

Architect

Atelier4 Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Qëllimi i Punës** Arkitekti mbart një pozicion kyç që lidh punën krijuese me ekzekutimin teknik, duke siguruar balancën ndërmjet inovacionit dhe realizueshmërisë së projektit. Ky rol përfshihet në analizimin e kërkesave të klientit, të rregulloreve dhe zhvillimin e projektit në përputhje me to, krijimin e zgjidhjeve funksionale, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe raportimin e progresit, duke siguruar që projekti të zhvillohet me efikasitet dhe cilësi. **Përgjegjësitë Kryesore:** - Analizon dhe studion kontekstin në të cilin propozohet projekti, kushtet e zhvillimit dhe rregulloret urbane sipas legjislacionit në fuqi. - Bën kërkime për referenca, ide, materiale ndërtimi dhe teknologji të reja që aplikohen në arkitekturë duke u përditësuar në vazhdimësi. - Krijon koncepte për projektet duke i paraqitur në formë skicash, modelesh 2D dhe 3D apo forma të tjera grafike dhe sugjeron përmirësime për efikasitet funksional dhe estetik. - Përgatit dokumentacion të detajuar teknik për Leje zhvillimi/ndërtimi dhe projekt zbatimi në përputhje me kërkesat funksionale, ligjore dhe estetike, me një nivel të konsiderueshëm autonomie, nën mbikqyrjen e një arkitekti senior dhe PM. - Ndjek zhvillimin kreativ/artistik të projektit në mungesë të një arkitekti Senior, gjithmonë nën konsulencen e PM dhe Partnerit që ndjek projektin. - Zbaton me përpikmëri standardet e projektimit dhe rregulloreve urbane. - Merr pjesë aktivisht në mbledhjet dhe diskutimet e brendshme të grupit duke parapërgatitur materiale ndihmëse si shënime, skica, harta, tabela, prezantime, etj. - Përgatit raporte dhe materiale grafike për prezantime brenda zyres, ndaj partnereve, klientëve, institucioneve ose paleve te treta. - Ndjek komunikimin me konsulentë të jashtëm teknik (struktura, MEP, etj.) dhe institucione për të siguruar integrimin e duhur të disiplinave të ndryshme, sipas udhëzimeve të arkitektit Senior dhe PM. - Identifikon problematika teknike në projekt dhe propozon zgjidhje në kohë për të shmangur vonesa. - Asiston në ndjekjen e zbatimit të projektit gjatë ndërtimit, nën mbikqyrjen e arkitektit Senior dhe PM. - Mbikëqyr dhe udhëzon arkitektët junior në realizimin e detyrave teknike dhe grafike. - Mbështet procesin e printimit, paraqitjes dhe organizimit të dosjeve të projektit. - Mban korrespondencë të thjeshtë me institucionet për dorëzime dokumentesh apo kërkesa teknike, nën udhëzimin e PM. - Mban përgjegjësi për afatet e dorezimit të projektit dhe cilësisë së tij. - Raporton te arkitekti Senior & PM duke dhënë feedback për rezultatet në baza ditore apo javore. **Kualifikimet dhe Aftësitë:** • Diplomë në Arkitekturë (nivel Master); • 2-5 vite përvojë profesionale në studio projektimi. Eksperienca në fushën e zbatimit përbën avantazh; • Aftësi të mira në përdorimin e programeve si AutoCAD, Revit, SketchUp, Indesign, Ilustrator, Photoshop dhe MS Office; • Përdorimi i programeve të Inteligjencës Artificiale përbën avantazh; • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup dhe për të komunikuar me palë të brendshme dhe të jashtme; • Njohuri të mira të legjislacionit në fuqi për ndërtimin dhe dokumentacionin teknik në Shqipëri; • Aftësi të mira në hartimin e prezantimeve vizuale dhe konceptuale; • Aftësi për të ndjekur një projekt arkitektonik në të gjitha fazat e tij, nga projekt ideja në projekt zbatim; • Aftësi analitike dhe të organizimit të punës në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi; • Njohuri të gjuhës angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh). Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-at-atelier4-4382765886
Niveli: mid level

Publikuar 12/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme