Kthehu te lista
Punë

Architect

Klar Sh.P.K Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**KLAR.**  është në kërkim të një  *Arkitekt/e Projektues.* **Detyrat:** - Harton struktura, vizatime dhe plane teknike në përputhje me kërkesat e investitorit dhe qëllimet e projektit. - Harton masterplane urbanistike, duke marrë parasysh kontekstin territorial dhe zhvillimin afatgjatë. - Zbaton njohuritë e tij mbi legjislacionin tekniko-ligjor dhe ndjek me përpikëri procedurat për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit teknik. - Projekton dhe planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitektonik dhe ndjek nga afër fazën e zbatimit të ndërtimit. - Harton skica paraprake përmes software të specializuara të projektimit (si AutoCAD, Revit, SketchUp, etj.), duke krijuar imazhe, rendera dhe fotomontazhe të objektit të ndërtimit. - Përgatit dhe finalizon projektin përfundimtar me të gjithë përbërësit teknikë dhe grafikë. - Prezanton projektet për investitorët, klientët apo institucionet përkatëse, duke përcjellë qartë vizionin dhe funksionalitetin e zgjidhjes arkitektonike. - Përpunon dhe përshtat projektin e miratuar sipas kërkesave të reja apo kushteve shtesë që mund të dalin gjatë rrugës. - Harton albume shitjesh që përfshijnë të dhëna teknike dhe pamje vizuale të çdo njësie përkatëse të objekteve individuale, me qëllim përdorimin në fushatat e marketingut dhe shitjes. **Kualifikimet:** - Diplomë në degën e Arkitekturës dhe specializime të lidhura me të. - Të ketë eksperiencë pune minimalisht 5 vjecare. - Të ketë ideuar dhe projektuar godina shumëkatëshe. - Të ketë njohuri shumë të mira të programeve: AutoCad Architecture, 3D Max dhe Photoshop. - Njohuri në gjuhën angleze. **📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV & Portfolio në email-in: burimenjerezore@klar.al** *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-at-klar-sh-p-k-4374249513
Niveli: mid level

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme