Kthehu te lista
Punë

Architect

Brunes Group Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicion Vakant: *Arkitekt Showroomi*** Brunes sh.p.k, një ndër kompanitë më të njohura në treg për mobilje, hidrosanitare, pllaka dhe materiale ndërtimi, po kërkon të zgjerojë ekipin me një **Arkitekt Showroomi** të talentuar dhe kreativ, i cili do të ketë rol kyç në zhvillimin e koncepteve të ekspozimit dhe organizimin e hapësirave të brendshme për showroom-et tona. **Arkitekti i Showroomit** do të jetë përgjegjës për krijimin e projekteve arkitektonike, përgatitjen e vizatimeve teknike, organizimin e ambienteve ekspozuese, koordinimin me ekipet e shitjeve dhe furnizimit, si dhe sigurimin që prezantimi i produkteve të jetë në nivelin më të lartë estetik dhe funksional. **Përgjegjësitë kryesore** - Hartimi i konceptit të ekspozimit dhe organizimit të hapësirave të showroom-it - Projektimi i ambienteve të brendshme në përputhje me gamën e produkteve Brunes (pllaka, hidrosanitare, mobilje, ndriçim, etj.) - Përgatitja e vizatimeve teknike dhe renderimeve 3D - Vendosja e produkteve në showroom në mënyrë funksionale dhe estetike - Bashkëpunim i ngushtë me Departamentin e Shitjeve dhe atë të Blerjeve për implementimin e projekteve - Sigurimi i përputhshmërisë së projekteve me standardet e brendshme dhe afatet kohore - Ndjekja e trendeve moderne të dizajnit të brendshëm dhe aplikimi i tyre në showroom - Komunikim i vazhdueshëm me klientët për të kuptuar kërkesat dhe preferencat e tyre - Mbikëqyrja e implementimit të projekteve deri në përfundim **Kualifikimet e kërkuara** - Diplomë Bachelor në Arkitekturë; Master është avantazh - Eksperiencë e mëparshme në dizajn interieri, showroom-e, mobilje ose ekspozita - Aftësi shumë të mira në programe arkitekture/dizajni (AutoCAD, 3D Max, SketchUp, Revit, etj.) - Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi projektesh - Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira të komunikimit - Njohuri mbi produktet e sektorit (hidrosanitare, pllaka, mobilje, materiale ndërtimi) përbëjnë avantazh - Njohja e gjuhës angleze është e preferuar - Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambient pune me ritëm dinamik Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-at-brunes-group-4349504308
Niveli: mid level

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme