Punë
Architect/Designer
Casa D'Arte
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**Kërkojmë Arkitektë / Dizajnerë në Shqipëri**
Casa d’Arte po zgjerohet dhe po kërkon Arkitektë / Dizajnerë kreativë për t’iu bashkuar rrjetit tonë profesional në Shqipëri.
***Çfarë do të bëni:***
• Rekomandoni dhe specifikoni materialet tona dekorative në projekte interieri dhe eksterieri
• Këshilloni klientët sipas konceptit të dizajnit dhe funksionalitetit
• Prezantoni materialet përmes katalogëve, mostrave dhe përmbajtjes digjitale
• Ndërtoni bashkëpunime afatgjata profesionale
***Çfarë ofrojmë:***
• Komision për çdo projekt të realizuar
• Mostra & katalogë profesionale falas
• Trajnim mbi produktet dhe suport teknik
• Mbështetje marketingu dhe materiale digjitale
• Punë fleksibël, në distancë
**Kualifikimet**
***Të domosdoshme:***
• Diplomë Bachelor në Arkitekturë / Dizajn Interieri
• Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi me klientët
• Mendësi kreative, ndjeshmëri estetike dhe vëmendje ndaj detajeve
• Eksperiencë me programe dizajni (AutoCAD, SketchUp, Revit, Canva)
***Të preferuara:***
• Eksperiencë në arkitekturë apo dizajn interieri
• Njohuri mbi materiale dekorative (Travertino, Marmorino, etj.)
• Portofol dhe rrjet ekzistues klientësh
**Pse të Bashkëpunoni me Casa d’Arte?**
Ne nuk jemi thjesht një furnizues materialesh dekorative, ne po ndërtojmë një kulturë të re dizajni në Ballkan.
Duke bashkëpunuar me Casa d’Arte, ju fitoni:
• Liri krijuese me materiale premium
• Një partner të besueshëm për suport teknik dhe kreativ
• Mundësi për t’u dalluar me zgjidhje unike dizajni
Puna remote: Po
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/architect-designer-at-casa-d-arte-4350612289
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim