Kthehu te lista
Punë

Area Sales Manager

VAS GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***Përshkrimi i kompanisë:*** VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D. Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio. Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë. ***Qëllimi i Pozicionit:*** **Sales Area Manager** është përgjegjës për gjenerimin e shitjeve dhe menaxhimin aktiv të rrjetit të partnerëve, përmes vizitave të rregullta në terren, ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata dhe zgjerimit të portofolit të klientëve B2B & B2C. ***Përmbledhje e detyrave kryesore:*** - Menaxhimi dhe zhvillimi i rrjetit ekzistues dhe identifikimi dhe aktivizimi i partnerëve të rinj B2B; - Vizita të planifikuara në terren dhe ndjekja sistematike e mundësive të shitjes; - Negocimi i kushteve tregtare dhe finalizimi i marrëveshjeve; - Monitorimi i performancës së partnerëve dhe rritja e volumit të shitjeve për secilin; - Mbledhja e informacionit nga tregu dhe raportimi i gjetjeve kryesore që ndikojnë në performancën e shitjeve; - Përditësimi i të dhënave dhe aktiviteteve në CRM; - Pjesëmarrje në panaire, takime profesionale dhe evente të industries; - Kontakt i ngushtë me departamentin e marketing duke sjellë feedback konstant nga kerkesa e tregut. ***Kërkesat kryesore të pozicionit:*** - Diplomë universitare; - Eksperiencë 1–3 vjet në shitje në terren, preferohet në turizëm, mikpritje ose shërbime; - Orientim i fortë drejt shitjejeve dhe objektivave; - Aftësi shumë të mira komunikimi, bindjeje dhe negocimi; - Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie profesionale; - Njohuri të gjuhës angleze; - Përdorim bazë i MS Office / CRM; - Leje drejtimi. Te gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë ***aplikimin*** e tyre në: **hr@vasgroup.net** dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online: - Web: vasgroup.net. - Facebook: vasgroup; - Instagram: vas. group1; - Youtube: @PremiumChannel Albania Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/area-sales-manager-at-vas-group-4371535057
Niveli: senior

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme