Punë
Arkëtar, Dega Kruje
OTP Bank Albania
Tiranë, Shqipëri
Banka
Përshkrimi
**Pozicioni – Arkëtar, Dega Kruje**
**Divizioni - Retail**
**Kualifikimi i kërkuar:**
· Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në fushën e ekonomisë
ose fusha të
tjera të lidhura me të;
· Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
· Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë;
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit;
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**
· Të kryejë arkëtime ose pagesa me klientët, në përputhje me shumën përkatëse në dokumentin urdhërues;
· Të kontrollojë dokumentin e arkëtimit për saktësinë në plotësimin e tij me të gjitha kërkesat që përmban;
· Të numërojë dhe kontrollojë mjetet monetare;
**·**
Të kryejë veprimet e nevojshme për kuadrimin e arkës në vlerë dhe në sasi;
· Të dorëzojë gjendjen e arkës në tufa të plota, sipas dokumentit të përgatitur për këtë qëllim;
· Të vendosë në arkën e dorës vlerat që mbeten në ngarkim të tij dhe të kujdeset deri në futjen e tyre në kasafortë;
· Të dokumentojë me procesverbal diferencat eventuale nga kuadrimi i ditës.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it
humanresources@otpbank.al .
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët që përmbushin kriteret bazë do të kontaktohen.
**Afati i fundit i aplikimeve është data 23 Dhjetor 2025.**
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ark%C3%ABtar-dega-kruje-at-otp-bank-albania-4350261993
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim