Kthehu te lista
Punë

Arketare

BM GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
BM SHPK shpall pozicion të hapur pune për **Arketare** , e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin korrekt të arkës dhe transaksioneve financiare ditore. **Detyrat Kryesore:** - Menaxhimi i arkës dhe kryerja e veprimeve ditore financiare (arkëtime / pagesa); - Regjistrimi i saktë i të gjitha transaksioneve në sistem; - Lëshimi dhe kontrolli i faturave, mandateve dhe dokumentacionit përkatës; - Mbajtja e bilancit ditor të arkës dhe raportimi i tij; - Bashkëpunimi me departamentin e financës / kontabilitetit; - Ruajtja e konfidencialitetit të informacionit financiar; - Zbatim i procedurave dhe rregullave të brendshme të kompanisë. **Kualifikimet e Kërkuara:** - Arsim i mesëm ose i lartë (preferohet ekonomik/financiar); - Përvojë e mëparshme pune si arketare (përparësi); - Njohuri bazë në kontabilitet dhe dokumentacion financiar; - Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve; - Ndjesi e lartë përgjegjësie dhe korrektësie; - Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup; - Njohuri bazë të programeve kompjuterike (Excel, programe financiare). **BM SHPK** ofron një ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi. Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në: elda.tafaj@bm-shpk.com Afati i aplikimit:24 Janar 2026 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/arketare-at-bm-group-4352988433
Niveli: mid level

Publikuar 15/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme