Kthehu te lista
Punë

Arkitekt Zyre (Progeen Construction)

AlbanianGarment Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN**  sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote! **Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.** **Pozicioni i punës:** Arkitekt në Zyrë Kantieri **Vendndodhja:** Durrës **Përmbledhja e Pozicionit:**  Arkitekti në zyrë kantieri është përgjegjës për përgatitjen, organizimin dhe përditësimin e dokumentacionit teknik të projektit, si dhe për hartimin dhe rishikimin e vizatimeve sipas nevojave të zbatimit. Ai/ajo bashkëpunon me ekipin e projektimit dhe zbatimit për të siguruar që dokumentacioni dhe informacioni teknik të jenë të saktë dhe të përditësuar gjatë gjithë procesit të ndërtimit. **Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:** - Përgatit Shop Drawings arkitektonike në përputhje me projektin bazë dhe dokumentacionin kontraktual; - Verifikon përputhjen e Shop Drawings me projektet strukturore dhe MEP; - Harton dhe dorëzon Submittals për materialet arkitektonike, finiturat dhe elementet dekorative; - Përgatit As Built Drawings për elementët arkitektonikë bazuar në punimet reale në kantier; - Harton Method Statements për aktivitetet kryesore të zbatimit arkitekturor; - Menaxhon dhe ndjek RFI-të dhe Submittals që lidhen me detajet arkitekturore; - Siguron koordinimin e vazhdueshëm teknik ndërmjet zyrës dhe kantierit për dokumentacionin arkitekturor; - Arkivon dhe përditëson të gjitha dokumentet teknike arkitekturore; - Asiston në procesin e përzgjedhjes së materialeve dhe zgjidhjeve alternative arkitekturore nëse është e nevojshme; - Siguron përputhjen e dokumentacionit arkitekturor me ndryshimet dhe miratimet përfundimtare të projektit. **Kualifikimet dhe Aftësitë:** - Diplomë në Arkitekturë; - Eksperiencë pune mbi 3 vjet si arkitekt; - Të ketë aftësi kreative dhe organizuese; - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup; - Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi; - Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi; - Njohje e mirë e gjuhës angleze. **Përfitimet:** - Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional; - Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-zyre-progeen-construction-at-albaniangarment-4381708966
Niveli: mid level

Publikuar 09/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme