Punë
Arkitekt/e Zbatimi Palasë/ Himarë (Mabetex Group)
Retail Albania
arkitekte-zbatimi-palase-himare-mabetex-group-vg1g0t
Përshkrimi
**Arkitekti për mbikëqyrje në kantier**
është përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të projektit arkitektonik dhe sigurimin e realizimit korrekt të detajeve në objekt. Ky rol fokusohen në kontrollin e cilësisë, përputhshmërinë me projektin dhe koordinimin me ekipet teknike gjatë gjithë fazës së ndërtimit.
Detyrat
- Kontrollon përputhshmërinë midis vizatimeve arkitektonike dhe atyre strukturore në projektin e zbatimit (dimensione, nivele, aksa, trashësi elementesh
- Verifikon në kantier që zbatimi i punimeve (forma, hapjet, lartësitë, elementet konstruktive) përputhet me projektin e miratuar arkitektonik dhe strukturor.
- Identifikon dhe koordinon mospërputhjet midis arkitekturës dhe konstruksionit, duke propozuar zgjidhje dhe duke komunikuar me projektuesit për rishikime të nevojshme.
- Mbikëqyr zbatimin e projektit arkitektonik në kantier
- Siguron realizimin korrekt të detajeve dhe përfundimeve
- Koordinon me inxhinierët, zbatuesit dhe ekipet në terren
- Kontrollon përputhshmërinë e punimeve me vizatimet dhe specifikimet
- Jep zgjidhje për ndryshime apo problematika që lindin gjatë punimeve
- Merr pjesë në inspektime dhe ndjek progresin e projektit
- Raporton mbi ecurinë dhe cilësinë e punimeve.
Kualifikimet
- Diplomë në Arkitekturë
- Eksperiencë në projekte ndërtimi dhe ndjekje kantieri, minimumi 5 vite
- Njohuri shumë të mira të detajeve arkitektonike dhe materialeve
- Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve
- Njohuri në programe si AutoCAD, SketchUp, ose të ngjashme
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunues.
**Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.**
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4453891759/
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim