Kthehu te lista
Punë

Asistent Menaxher Produkti - Junior

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**ITD shpk, kerkon te punesoje: Ass. Produkt Menaxher - Junior** **Rreth nesh:** ITD Shpk është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional. **Përshkrimi i pozicionit:** Ass. Produkt Menaxher Junior asiston në menaxhimin e një game produktesh, duke u njohur me specifikimet teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë të tyre. Angazhohet në ndjekjen e produkteve në sistem, komunikimin dhe raportimin me furnitorët, si dhe në zbatimin e proceseve sipas procedurave të kompanisë. **Detyrat dhe përgjegjësitë** - Njihet me gamën e produkteve dhe specifikimet teknike përkatëse. - Asiston në konfigurimin e produkteve standarde dhe speciale. - Ndjek produktet dhe proceset e tyre në sistemin ERP (Business Central – BC). - Kryen dhe ndjek porositë e produkteve tek furnitorët, duke monitoruar statusin e tyre. - Njihet me kontratat dhe kushtet e bashkëpunimit me furnitorët. - Zbaton proceset dhe procedurat e brendshme të kompanisë. - Përgatit raporte dhe analiza lidhur me produktet, porositë dhe furnitorët. **Kerkesa per kandidatet:** - Diplome universitare ne degen Informatike Ekonomike, Administrim Biznesi dhe Shkenca Ekzakte, **e preferueshme me rezultate te mira** . - Njohje shume e mire e gjuhes angleze (e detyrueshme) - Aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese - Aftesi shume te mira analitike. **Benefite:** - Paga sipas tregut dhe ne varesi te eksperiences. - Sigurim Shendetesor Privat, - Mundesi rritjeje ne kariere,   **Shënime:** Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e\_mail: **humanresources@infosoftgroup.com.al** Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistent-menaxher-produkti-junior-at-hr-ims-infosoft-management-services-4350246031
Niveli: junior

Publikuar 19/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme