Kthehu te lista
Punë

Asistent/e Blerje

Smart Home Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**ASISTENT/E BLERJE** *(Purchasing Assistant)* Kompania: Smart Home Albania Vendndodhja: Komuna e Parisit, Tiranë Lloji i Punës: Kohë e plotë | Full-time Eksperienca: Preferohet eksperiencë në administratë, blerje ose logjistikë Përshkrimi i Pozicionit Smart Home Albania është në kërkim të një Asistenti Blerje të organizuar dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati do të mbështesë procesin e blerjeve, komunikimin me furnitorët dhe administrimin e dokumentacionit përkatës. Detyrat Kryesore • Ndjekja e porosive dhe komunikimi me furnitorët. • Mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit të blerjeve. • Përgatitja dhe krahasimi i ofertave. • Përditësimi i listave të produkteve dhe çmimeve. • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për nevojat e furnizimit. • Përgatitja e raporteve dhe të dhënave bazë në Excel. • Detyra të tjera administrative sipas nevojave të departamentit. Kualifikimet • Diplomë universitare ose student në vitet e fundit në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme. • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel. • Njohuri të gjuhës angleze. • Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve. • Aftësi komunikimi dhe pune në ekip. Çfarë Ofrojmë • Pagë konkurruese dhe mundësi rritjeje profesionale. • Trajnim të vazhdueshëm në fushën e blerjeve dhe supply chain. • Mundësi zhvillimi drejt pozicioneve Purchasing Specialist dhe Procurement Manager. • Ambient pune profesional dhe mbështetës. • Ekspozim ndaj projekteve dhe teknologjive më të avancuara Smart Home. Aplikoni duke dërguar CV dhe letër motivimi me subject: "Aplikim-Asistent/e Blerje" në: hr@smarthome.al Kandidatët e përzgjedhur do të zhvillojnë paraprakisht një test në Excel. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Faleminderit për interesin tuaj! Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistent-e-blerje-at-smart-home-albania-4431086946
Niveli: mid level

Publikuar 29/06/2026 · Skadon 28/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme