Kthehu te lista
Punë

Asistente e Drejtuesit të PMO

VEGA Energy Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Vega Energy është në kërkim të një Asistenteje për Head of PMO (Project Management Office), e cila do të mbështesë në koordinimin dhe ndjekjen e projekteve në sektorin e energjisë së rinovueshme. Roli kërkon organizim të lartë, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira komunikimi ndërdepartamental. **Detyrat dhe përgjegjësitë:** - Mbështet Head of PMO në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve - Ndjek progresin e projekteve dhe raporton në mënyrë periodike - Koordinon komunikimin ndërmjet departamenteve (Engineering, Procurement, Site, etj.) - Organizojnë takime, përgatit axhenda dhe mban procesverbalet - Ndjek afatet e projekteve dhe siguron përmbushjen e tyre - Administron dhe arkivon dokumentacionin e projekteve - Përgatit raporte, prezantime dhe materiale për menaxhmentin - Mbështet në monitorimin e kostove dhe burimeve - Siguron ndjekjen e procedurave dhe standardeve të kompanisë **Kualifikimet dhe kërkesat:** - Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme teknike - Njohuri në programe inxhinierike (AutoCAD, PVcase, ose të ngjashme) - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e detyrueshme) - Eksperiencë në rol administrativ ose koordinimi (avantazh) - Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi kohe - Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi - Njohuri shumë të mira në Microsoft Office (sidomos Excel dhe PowerPoint) - Aftësi për të punuar në një ambient dinamik - Të zotërojë leje drejtimi të vlefshme (Kategoria B) Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt  **“Asistente e Drejtuesit të PMO** ”, ose mund të klikoni në opsionin “Easy Apply” për ta dorëzuar aplikimin tuaj. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune. \*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistente-e-drejtuesit-t%C3%AB-pmo-at-vega-energy-4391087143
Niveli: mid level

Publikuar 26/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme