Kthehu te lista
Punë

Asistent/e Menaxher Shitjesh

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Përshkrimi​ **Agikons sh.p.k**  është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Kompania po zgjeron stafin e saj ne departamentin e transportit në pozicionin: " **Asistent/e Menaxher Shitjesh".** Detyrat​: - Menaxhon marrëdhënien e klientit me kompaninë nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin fizik të pronës së blerë. - Merr në dorëzim dhe menaxhon portofolin e klientëve sipas projekteve. - Menaxhon proçesin e kërkesave të klientit për ndryshime në pronën e blerë, duke plotësuar formatet respektive, dorëzimin në departamente të caktuara, si dhe njoftimin e klientit sipas vendimeve të marra në afatin e përcaktuar në proçedurë. - Informon klientët për fazën e punimeve në objekt me qëllim dërgimin e projekteve nga klientët brenda afateve të përcaktuara sipas fazës së punimeve. - Koordinohet me strukturat e tjera të kompanisë si Inxhinierët zbatues dhe Arkitektë si edhe Master-in e Projektit në lidhje me informacione të ndryshme që kërkojnë klientët në lidhje me ecurinë e punimeve të projekteve. - Ndjek marrëdhëniet financiare të klientit me kompaninë, të cilat kushtëzojnë dhe përcaktojnë zbatimin e kërkesave të miratura për ndryshime për objektin e klientit. - Supervizon punimet në projektet përkatëse kur është e nevojshme. - Të mbajë dhe të raportojë në mënyrë korrekte tek eprori sipas formatit të përcaktuar gjithë aktivitetin sipas proçedurës në fuqi. - Koordinimi ndërmjet kompanisë dhe blerësit për çështje që lindin pas nënshkrimit të kontratës duke ndjekur me përpikmëri proçedurat e kompanisë dhe plotësimin në kohë të kërkesave. - Ndjek ankesa dhe problematika të klienteve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre për një shërbim cilësor ndaj klientit dhe rritjen e kënaqësisë së klientit. - Ndjek me Departamentin ligjor dhe financën proçesin e finalizmit të kontratës së shitjes kur del çertifikata e pronësisë. - Ndjek klientët të cilët janë në vonesë me pagesën e kësteve. - Raporton në baza ditore tek Drejtori i Departamentit. Kualifikimet​: - Të ketë përfunduar arsimin e lartë. - Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme. - Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht. - Të njohë shumë mirë programet baze Office (avantazh njohja e programeve profesionale). - Të jetë i/e besueshëm. - Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup. - Të ketë aftësi menaxhuese e vendimarrëse. Shënime: Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". **Departamenti i Burimeve Njerezore** **Adresa:** Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistent-e-menaxher-shitjesh-at-agikons-4405123392
Niveli: mid level

Publikuar 27/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme