Kthehu te lista
Punë

Asistent/e Shitje

JOVEX Light Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Pozicioni: **Asistent/e Shitje në Showroom** Asistenti/ja e Shitjeve në showroom është përgjegjës/e për mirëpritjen dhe asistimin e klientëve gjatë vizitës së tyre, prezantimin e produkteve, ndjekjen e kërkesave dhe porosive, si dhe mbështetjen e procesit të shitjes me qëllim ofrimin e një eksperience sa më profesionale dhe pozitive për klientët. **Përgjegjësitë Kryesore** ▸ Mirëpritja dhe orientimi i klientëve në showroom▸ Prezantimi i produkteve dhe ofrimi i informacionit të nevojshëm për klientët▸ Identifikimi i nevojave të klientëve dhe asistimi në përzgjedhjen e produkteve të përshtatshme▸ Ndjekja e kërkesave, porosive dhe komunikimit me klientët▸ Mbështetja në përgatitjen dhe dërgimin e ofertave▸ Mbajtja e showroom-it të organizuar dhe të rregullt▸ Përditësimi dhe administrimi i dokumentacionit të shitjeve▸ Bashkëpunimi me departamentet e tjera për realizimin e porosive dhe zgjidhjen e kërkesave të klientëve▸ Ndjekja e klientëve pas shitjes për të siguruar kënaqësinë e tyre▸ Raportimi i aktiviteteve ditore dhe feedback-ut të klientëve **Kualifikimet e Kërkuara** ▸ Eksperiencë e mëparshme në shitje, showroom, retail ose pozicione të ngjashme përbën avantazh▸ Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me klientët▸ Aftësi për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për të ofruar zgjidhje të përshtatshme▸ Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve▸ Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur▸ Njohuri bazë të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook)▸ Njohuri bazë të gjuhës angleze▸ Paraqitje profesionale, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë▸ Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë mbi produktet dhe procesin e shitjes **Kushtet e Punës** ▸ E hënë – E premte 08:00 – 17:00▸ E shtunë 08:00 – 13:00▸ Festat zyrtare pushim ose paguhen dyfish në rast pune▸ 22 ditë leje vjetore▸ Adresa: Komuna e Parisit (pas hapjes së showroom-it të ri, pozicioni do të zhvendoset në Square 21, Rr. e Kavajës) **Çfarë Ofrojmë** ▸ Pagë bazë në varësi të eksperiencës + bonus + benefite të tjera▸ Trajnim profesional mbi produktet dhe procesin e shitjes▸ Ambient pune profesional dhe mbështetës▸ Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë Aplikoni në hr@smarthome.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistent-e-shitje-at-jovex-light-4428043536
Niveli: mid level

Publikuar 17/06/2026 · Skadon 16/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme