Kthehu te lista
Punë

Assistant Store Manager

Lush Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
I/E apasionuar pas kozmetikes dhe me eksperience pune athere ky mund te jete vendi i punes i duhur per ty. **Detajet:** **Vendndodhja:** Ti do të punosh në Qendren Tregtare Toptani/ Qendren Tregtare Teg **Apliko:** Dergo CV tënde në lorelalami@lush.al **Orari:** Oret e punes do të specifikohen në kontrate. Ti mund te organizosh orarin e punes me Menaxherin e Dyqanit për ditet dhe oraret që të përshtaten, duke konsideruar oraret e fluksit në dyqan dhe nevojat fleksibel të biznesit. Si **Asistent Manager** , fokusi yt kryesor do të jetë ofrimi i një shërbimi të jashtëzakonshëm ndaj klientit dhe krijimi i eksperiencave të paharrueshme. Do të punosh ngushtë me Menaxheren e Dyqanit për të ndërtuar një ekip të apasionuar, kreativ dhe të orientuar drejt klientit, duke e kthyer çdo vizitë në dyqan në një përvojë të veçantë. Përgjegjësitë kryesore - Mbështet Menaxheren e Dyqanit në menaxhimin e përditshëm - Ndihmon në ndërtimin dhe zhvillimin e ekipit - Merr pjesë në rekrutimin, trajnimin dhe motivimin e stafit - Kontribuon në arritjen e objektivave të shitjes dhe performancës - Ndihmon në menaxhimin e buxhetit, stokut dhe planifikimit të turneve - Siguron një ambient të bukur, të pastër dhe të organizuar - Mban pergjegjesi per organizimin dhe menaxhimin e porosive online - Kontrollon dhe ndjek cdo detyre qe percaktohet nga menaxheri - Sjell ide kreative dhe inovative për përmirësimin e eksperiencës së klientit Aftësitë dhe profili ideal - Pasion i vërtetë për shërbimin ndaj klientit - Aftësi menaxheriale dhe lidership - Aftësi shumë të mira komunikimi - Frymë bashkëpunimi dhe pozitive - Dëshirë për zhvillim profesional dhe ndërtim kariere Çfarë ofrojmë - Pushime vjetore - ulje si pjese e stafit për produktet LUSH - Bonus sipas performancës - Skemë pensioni - Orar fleksibël - Trajnime dhe zhvillim profesional - Ambient pune mbështetës dhe kreativ ( *Disa benefite varen nga kohëzgjatja e punësimit* ) Rreth LUSH E themeluar në vitin 1995 në Poole, Angli, LUSH operon sot në **52 shtete me 928 dyqane** në mbarë botën. Ne krijojmë produkte kozmetike artizanale, me përbërës të freskët dhe pa ambalazh të panevojshëm. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/assistant-store-manager-at-lush-albania-4358933831
Niveli: senior

Publikuar 08/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme