Kthehu te lista
Punë

BI Developer\Analyst (Intermediate ose Senior)

HR - IMS (InfoSoft Management Services) Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**InfoSoft Business Solutions shpk, kerkon te punesoje:** **BI Developer/Analyst** **Niveli: *Intermediate / Senior*** InfoSoft Business Solutions është një prej ofruesve kryesorë të zgjidhjeve inovative software, i angazhuar në ndihmën ndaj bizneseve për t’u transformuar dhe rritur përmes teknologjisë. Ne specializohemi në zhvillimin e sistemeve të personalizuara, të cilat u mundësojnë klientëve të optimizojnë proceset dhe të arrijnë objektivat e tyre. Ndërsa vazhdojmë të zgjerohemi, jemi në kërkim të një BI Developer / Analyst të përkushtuar dhe me eksperiencë për t’iu bashkuar ekipit tonë. **Roli:** BI Developer / Analyst analizon kërkesat e biznesit, projekton dhe zhvillon zgjidhje Business Intelligence dhe Analytics, duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e platformave analitike, përfshirë Microsoft Power BI, Microsoft Fabric, Databricks, etj. **Detyra Dhe Përgjegjësi:** - Analizon proceset e biznesit dhe identifikon nevoja për raportim, KPI dhe analiza të avancuara - Analizon dhe kontribuon në projektimin e arkitekturës së të dhënave (on-premise dhe cloud) - Projekton dhe zhvillon Data Warehouse / Data Mart në arkitektura tradicionale dhe moderne (Lakehouse) - Ndërton dhe mirëmban procese ETL/ELT (SSIS, Data Factory, Fabric Data Pipelines ose teknologji ekuivalente) - Zhvillon objekte databaze dhe struktura analitike në SQL Server, Azure SQL, Synapse ose sisteme analoge - Zhvillon modele analitike në SSAS (Tabular / Multidimensional) dhe modele semantike në Power BI / Fabric - Krijon raporte dhe modele SSBI në Power BI (ose mjete të tjera si Qlik, Tableau, etj.) - Ndërton vizualizime interaktive dhe raporte të optimizuara sipas best practices - Zhvillon dhe mirëmban raporte operative dhe analitike (SSRS ose alternativa cloud) - Dokumenton zhvillimet teknike, arkitekturën, proceset dhe përmirësimet e zgjidhjeve - Ofron asistencë, trajnime dhe mbështetje për përdoruesit biznesorë - Angazhohet në përmirësim të vazhdueshëm profesional dhe marrjen e certifikimeve përkatëse **Kërkesat per kandidatet:** - Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Matematikë & Informatikë ose degë ekuivalente - Eksperiencë në zhvillimin e raporteve dhe zgjidhjeve BI të bazuara në SQL - Njohje shumë të mirë të SQL dhe data modeling - Njohuri mbi parimet e BI, OLAP dhe proceset ETL/ELT - Eksperiencë me Power BI, PBI Service, Semantic Models, Dataflows, etj. - Aftësi analitike, mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve - Aftësi për punë në ekip dhe në mënyrë të pavarur **Të preferueshme:** - Eksperiencë ose njohuri në Microsoft Azure (Azure SQL, Data Factory, Synapse, Data Lake) - Njohuri ose eksperiencë me Microsoft Fabric (Lakehouse, Warehouse, Data Pipelines, Semantic Models) - Njohuri ose eksperiencë me Databricks / Spark për transformime dhe analitikë të avancuar - Njohje të koncepteve moderne të arkitekturës së të dhënave (Lakehouse, Medallion Architecture) - Certifikime Microsoft / Cloud (ose gatishmëri për t’i marrë) **Çfarë Ofron Kompania:** • Pagë konkurruese • Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm • Akses në teknologjitë më të fundit • Mundësi trajnimesh dhe certifikimesh • Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page • Sigurim shëndetësor privat • Zyra moderne në qendër të Tiranës **Gati të rritesh me ne?** Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në: **humanresources@infosoftgroup.com.al** Ne mezi presim të të njohim! 🤝 Të dhënat personale të dërguara do të trajtohen në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/bi-developer-analyst-intermediate-ose-senior-at-hr-ims-infosoft-management-services-4363024241
Niveli: senior

Publikuar 10/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme