Kthehu te lista
Punë

Booking Supervisor

Albania Tour Operator Albania DMC Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania: Balkan Tour Operator Vendi i punës: Tiranë Orari: 09:00 – 17:30 (E Hënë – E Premte) Pushime: Fundjava pushim, të gjitha festat zyrtare pushim, ditët e pushimit vjetor sipas Kodit të Punës Sektori: Turizëm / Operime / Rezervime Përshkrimi i pozicionit: Kërkojmë një Përgjegjëse Rezervimesh energjik, të kujdesshëm dhe me dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht. Pozicioni përfshin menaxhimin e rezervimeve për grupet turistike ndërkombëtare që udhëtojnë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, duke siguruar që çdo detaj të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur dhe profesionale. Detyrat kryesore: - Menaxhimi i rezervimeve me hotele, restorante, transportues dhe guida lokale. - Përgatitja dhe përditësimi i listave operative dhe itinerareve të konfirmuara. - Ndjekja e komunikimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për konfirmime dhe kërkesa specifike. - Koordinimi me departamentin e shitjeve dhe të financës për zbatimin korrekt të çdo turi. - Kontrolli i detajeve logjistike dhe menaxhimi i ndryshimeve në kohë reale. Kërkesat: - Eksperiencë e mëparshme në tour operator ose agjenci udhëtimesh (minimumi 1–2 vite). - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (frëngjisht, italisht ose gjermanisht janë avantazh). - Aftësi të forta organizative dhe kujdes maksimal ndaj detajeve. - Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip. - Njohje e mirë e MS Office (Word, Excel, Outlook). - Aftësi për të menaxhuar presionin dhe respektuar afatet. Çfarë ofrohet: - Punë afatgjatë në një kompani lider në turizmin ballkanik. - Trajnime profesionale dhe mundësi reale për zhvillim karriere (drejt roleve në Sales ose Operations Management). - Mjedis pune dinamik, bashkëpunues dhe ndërkombëtar. - Pagë konkurruese + bonuse performance. Aplikimet: Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër prezantimi në: info@ahg.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/booking-supervisor-at-albania-tour-operator-albania-dmc-4356173779
Niveli: mid level

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme