Kthehu te lista
Punë

Branch Manager Elbasan

Crimson Finance Fund Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Crimson Finance Fund Albania (CFFA) është një institucion Financiar Jo-Bankë i themeluar në vitin 2015 nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), NORFUND, Crimson Capital dhe Bashkia Tiranë. I pozicionuar në tregun financiar midis bankave dhe institucioneve të mikrofinancës, CFFA ka në thelb të misionit të tij mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nëpermjet një game të gjerë produktesh financiare të ndara midis kredisë, qirasë financiare dhe factoring-ut. Crimson Finance Fund Albania është në kërkim të një Branch Manager për degën Elbasan, profesionist, të motivuar dhe entuziast për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Detyrat: Disa nga detyrat kryesore të ketij pozicioni janë: · Marketon produktet financiare dhe transmeton informacionin e duhur rreth tyre për klientët potencialë · Vlerëson dhe asiston aplikimet e klientëve duke kryer analizen e tyre financiare dhe atë të biznesit · Përgatit propozimin per miratimin e financimeve · Ndjek procedurat e nevojshme deri në miratimin e financimeve · Monitoron performancën dhe cilësinë e portofolit të tij të financimeve · Mbikëqyr pagesat e financimeve dhe ndjek pagesat në vonesë · Përgatit raportet e nevojshme për menaxhimin · Është iniciues dhe jep kontributin e tij për të përmirësuar strategjitë e shitjeve Kualifikimet: · Diplomë universitare relevante (ekonomi, financë, bankë) · Minimumi 3 vite eksperiencë në institucione financiare (preferohet banka) në sektorin e shitjes dhe marketingut të drejtpërdrejtë me klientin · Njohuri të punës në sistemin bankar dhe financave, duke përfshirë njohjen e kreditimit të MSME, riskun e kredisë, rregulloret dhe politikat e aplikueshme · Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantimin dhe shitjen e produkteve financiare · Aftësi analitike, vecanërisht në leximin dhe interpretimin e pasqyrave financiare dhe përgatitjen e analizave financiare · Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Office dhe në vecanti MS Excel · Njohuri të mira të gjuhës angleze (preferuar nëse është e mbrojtur me provimet e TOEFL apo IELTS) Crimson Finance Fund Albania ju ofron: · Ambient pune stimulues dhe dinamik · Mundesi promovimi në karrierë · Pagë ndër më të lartat në treg · Skemë bonusi ne bazë të performancës · Sigurim privat shëndeti Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV dhe certifikimet përkatëse në adresen donatela.kurti@cffa.al  brenda dates 27 Mars 2026. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/branch-manager-elbasan-at-crimson-finance-fund-albania-4383100014
Niveli: senior

Publikuar 13/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme