Kthehu te lista
Punë

Brand Manager

Electromagic Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Menaxher Brand-i** Lloji i punesimit: Me kohe te plote Raportimi: Tek Drejtori i Marketingut **Electromagic**  eshte nje nga kompanite lider ne tregun shqiptar te elektroshtepiakeve dhe produkteve profesionale, me mbi 23 vite eksperience dhe nje rrjet te gjere dyqanesh e partneresh besnike. Ne jemi te njohur per inovacionin, cilesine e produkteve dhe sherbimin e shkelqyer ndaj klientit. Per te zgjeruar me tej ekipin tone, jemi ne kerkim te nje **Menaxher Brand-i** , qe te jete pergjegjes ne zhvillimin, menaxhimin dhe ruajtjen e identitetit dhe vleres se markes, duke siguruar qe ajo te jete e qendrueshme dhe konkurruese ne treg. **Qellimi i pozicionit** Menaxhimi i fushatave te komunikimit te markave per te cilat eshte pergjegjes. Njohja shume e mire e filozofise se markes, aseteve te markes dhe produkteve te saj. Trajnon ne menyre periodike ekipin e shitjes per produktet e reja te markes qe menaxhon. **Detyrat dhe Pergjegjesite:** **I.  Njohja dhe menaxhimi i identitetit te markes (60%)** - Njeh dhe zbaton filozofine, historine, misionin dhe identitetin e markes Electromagic, ne perputhje me strategjine e marketingut te kompanise; - Menaxhon dhe zoteron asetet e markes, duke garantuar perdorimin korrekt dhe te njetrajtshem te tyre; - Ka njohuri te plota mbi produktet qe tregtohen nen marken Electromagic; - Koordinon dhe orienton agjencite e marketingut per fushatat qe lidhen me marken, duke siguruar brief-e te qarta dhe ekzekutim korrekt; - Planifikon, ndjek dhe konkludon fushatat e marketingut qe ndikojne drejtperdrejt ose terthorazi ne zhvillimin e markes; - Menaxhon kanalet e komunikimit te markes, perfshire komunikimin online dhe dixhital; - Analizon eksperiencen e klienteve me marken ne showroom dhe vezhgon kerkesat dhe perceptimin e tyre; - Raporton periodikisht tek Drejtori i Marketingut mbi performancen dhe objektivat e markes. **II.  Detyra Organizative (20%)** - Koordinon ne menyre te vazhdueshme bashkepunimin me stafin e Departamentit te Marketingut dhe agjencine e komunikimit per zbatimin e aktiviteteve dhe kerkesave te marketingut; - Siguron respektimin e filozofise se kompanise, etikes se bashkepunimit dhe mireqenies ne marredheniet e punes; - Garanton zbatimin korrekt te brandbook-ut te markes perkatese dhe te Electromagic ne te gjitha materialet dhe komunikimet; - Siguron qe informacioni dhe brief-et e derguara agjencise kreative te jene te sakta, te plota dhe te perditesuara. **III.  Nderlidhja midis departamenteve (20%)** - Koordinon dhe mban marredhenie te vazhdueshme me departamentet e shitjeve dhe blerjeve per çeshtjet qe lidhen me produktet e markes qe menaxhon; - Bashkepunon ngushte me ekspertet e shitjeve ne showroom per mbeshtetjen dhe perfaqesimin korrekt te markes; - Menaxhon marredhenien dhe komunikimin me agjencine e komunikimit per realizimin e aktiviteteve te lidhura me marken **.** **Kualifikimet dhe Aftesite:** - Diplome e arsimit te larte ne Marketing, Komunikim ose fusha te ngjashme; - Njohuri te shkelqyera te paketes Microsoft Office dhe te gjuhes angleze ne te folur dhe te shkruar; - Aftesi te mira bashkepunimi ne grup dhe aftesi per te punuar ne menyre te pavarur; - Eksperience e meparshme pune ne industri ose pozicione te ngjashme perben avantazh; - Te kete aftesi analitike dhe kreative, te jete i organizuar dhe i orientuar ndaj rezultateve dhe zbatimit te afateve; - Te posedoje aftesi te shkelqyera nderpersonale dhe lidershipi, perfshire komunikim efektiv, bashkepunim, motivim dhe ndikim pozitiv. *Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV te perditesuar ne adresen info@electromagic.al deri ne daten 20 Shkurt 2026.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/brand-manager-at-electromagic-4361480588
Niveli: senior

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme