Kthehu te lista
Punë
Logo DM Consulting Services

Brand Manager

DM Consulting Services

brand-manager-ikx2l8

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Një kompani lider në sektorin **FMCG** është në kërkim të një **Brand Manager** , i/e cili/a do të udhëheqë zhvillimin dhe zbatimin e strategjive inovative të markës. Si **Brand Manager** , do të jeni përgjegjës/e për menaxhimin dhe zhvillimin e markës, duke garantuar konsistencë dhe cilësi në të gjitha pikat e kontaktit, nga reklamat dhe aktivitetet promocionale, deri te rrjetet sociale, fushatat marketingu dhe komunikimi i brendshëm. Detyrat - Forcimi i njohjes, pozicionimit dhe reputacionit të markës në treg. - Hartimi dhe zbatimi i planeve vjetore të marketingut për të nxitur rritjen e markës dhe arritjen e objektivave të biznesit. - Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i investimeve në media, aktivizime për konsumatorët dhe aktivitetet promocionale. - Analizimi i tregut, sjelljes së konsumatorëve dhe aktivitetit të konkurrencës për të identifikuar mundësi të reja. - Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë. - Sigurimi i respektimit të standardeve të markës në të gjitha komunikimet dhe materialet promovuese. - Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e shitjeve për të kthyer strategjitë e marketingut në rezultate konkrete. - Monitorimi dhe analiza e performancës së fushatave marketingu, duke identifikuar mundësi për përmirësim. - Propozimi dhe realizimi i ideve kreative që rrisin angazhimin dhe besnikërinë e klientëve. - Menaxhimi i performancës financiare (P&L) të markës dhe optimizimi i rezultateve në raport me konkurrencën. - Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e markës, treguesit kryesorë (KPIs) dhe rekomandimet strategjike. Kualifikimet - Diplomë universitare në Marketing, Biznes ose një fushë të ngjashme (Master/MBA përbën avantazh). - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (certifikimet IELTS, TOEFL ose TOEIC përbëjnë avantazh). - Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office (Excel, PowerPoint, Word dhe Outlook). - Njohuri të mira mbi marketingun digjital, platformat dhe mjetet analitike. - Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim. - Aftësi të shkëlqyera organizative dhe në menaxhimin e projekteve. - Mendësi analitike dhe aftësi për të interpretuar të dhënat dhe për t'i kthyer ato në strategji efektive. - Njohuri të përditësuara mbi trendet e marketingut dhe zhvillimet e industrisë. - Aftësi të mira bashkëpunimi dhe pune në ekip. - Leje drejtimi automjeti (e vlefshme). Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4445096161/
Niveli: senior

Publikuar 31/07/2026 · Skadon 29/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme