Kthehu te lista
Punë

Category Manager

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Kerkojme te punesojme Menaxher Kategorie per nje nga bashkepunetoret tane ne insutrine ushqimore. **Menaxher Kategorie** Realizimi i blerjeve në përputhje me strategjitë e vendosura nga kompania duke koordinuar me departamentet e tjera të shitjes, marketingut, financës dhe logjistikës, për kategorinë e caktuar të produkteve. **Detyrat** Kërkon për oferta të ndryshme (në rrugë elktronike ose direkte) në bazë të detyrave të dhëna nga Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve; Ndjek procesin e blerjes, për kategorinë që i është caktuar deri në perfundim/magazinim në perputhje me Procedurën e Blerjeve; Mirëpret nga furnitorët ofertat përkatese dhe ushtron llogjiken krahasuese oferte/cilesi/sherbim. Ndjek rotacionin e stokut dhe propozon rishikim cmimi ne rast nevoje, duke paraqitur argumentat perkatese tek derjtuesi i departamentit per aprovim. Ndjek pozicionimin e produkteve te kategorise perkatese ne cdo dyqan duke propozuar here pas here dhe ndryshime nese eshte e nevojshme per te rritur shitjet. Përgatit llogaritjet e kostove të produkteve, të cmimeve të shitjes me shumicë /pakicë dhe i dërgon tek Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve. Përgatit ofertat periodike, si dhe oferta te dedikuara per kategorine perkatese duke ju permbajtur procedures se vendosjes se cmimeve, te cilat i dergon per aprovim tek drejtuesi i departamentit. Ndjek konkurencen dhe propozon oferta/rishikim cmimi per te qene konkurues ne treg. Kontrollon dhe raporton tek Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve në mënyrë të vazhdueshme për cmimet dhe problematika te ndryshme me furnitoret. Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohën e duhur. Kryen detyra te tjera qe i cakton drejtuesi kryesor. **Kualifikimet** Të ketë arsimin e larte. Të ketë pervojë pune në të njejten fushe nga 3-5 vjet. Njohuri të mira të gjuhëve të huaja, vecanërisht anglisht dhe italisht. Njohuri të mira të paketës Office dhe përbën avantazh njohuritë ne programet financiare: Aftësi shume të mira komunikuese dhe negociuese. Aftësi shume te mira analitike i motivuar, i organizuar, i afte per te punuar ne grup. Rroga neto : 75.000 – 100.000 ne varesi te eksperiences. Te interesuarit te dergojne cv ne adresen **aviola.isufi@ktc.al** ose te kontaktojne ne numrin **0694093986** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/category-manager-at-kalaja-talent-consulting-4356048652
Niveli: senior

Publikuar 28/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme