Kthehu te lista
Punë

Charter Account Manager

Aura Voyage Yachts Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Albania | Aura Voyage | Hybrid Pagë bazë + përqindje mbi shitjet Aura Voyage është një kompani yacht charter që operon në jug të Shqipërisë dhe në Mesdhe, duke ofruar eksperienca elitare me jahte për klientë ndërkombëtarë. Po kërkojmë një person që do të menaxhojë dhe konvertojë të gjitha kontaktet e gjeneruara nga marketingu në rezervime të konfirmuara. Ky është një rol i orientuar drejt rezultateve, me pagë bazë dhe përqindje direkte mbi çdo shitje të mbyllur. **Qëllimi i rolit** Të ndjekë dhe kualifikojë lead-et nga momenti që gjenerohen (Meta, Google, Website, WhatsApp, partnerë) deri në mbylljen e kontratës dhe pagesës. Ky pozicion është ura midis marketingut dhe operacioneve. **Përgjegjësitë** - Ndjekja e menjëhershme e çdo lead-i (response time < 15 minuta) - Kualifikimi i klientëve sipas datës, destinacionit, buxhetit dhe kërkesave - Përgatitja dhe dërgimi i ofertave të personalizuara - Follow-up strategjik përmes telefonit, email-it dhe WhatsApp - Negocimi dhe mbyllja e shitjeve - Koordinimi me operacionet për disponueshmërinë - Menaxhimi i pipeline-it në CRM - Raportim mbi conversion rate dhe performancën mujore **Struktura e pagesës** - Pagë bazë fikse dominuese n ë treg - Përqindje mbi çdo rezervim të mbyllur Ky rol shpërblehet mbi performancë reale, jo mbi prezencë. **Kërkesat** - Eksperiencë në shitje (prioritet eksperienca n ë shitje high ticket ) - Komunikim shumë i mirë në anglisht (gjuh ë të tjera bonus) - Patentë drejtimi (e detyrueshme) - I/e orientuar drejt rezultateve dhe target-eve - Aftësi të forta negociuese - Disiplinë në ndjekjen e klientëve - Mentalitet performance Ky nuk është rol suporti apo customer service. Është rol konvertimi dhe rritje të të ardhurave. Nëse je i/e motivuar të punosh në një ambient dinamik dhe të shpërblehesh direkt mbi rezultatet e tua, dërgo CV-në. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/charter-account-manager-at-aura-voyage-yachts-4364764683
Niveli: senior

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme