Kthehu te lista
Punë

Chief Marketing Officer

Orion Shpk Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Vend i lirë pune: Menaxher Marketingu (CMO) Detyrat kryesore: • Të hartojë strategjinë e marketingut për projektet më prestigjioze të portofolit të Orion. • Të ketë aftësi të shkëlqyera në marrëdhëniet me publikun dhe me të gjithë aktorët e industrisë. • Të hartojë strategjinë e marketingut digjital. • Të hartojë dhe të drejtojë skuadrën e shitjeve. • Të drejtojë skuadrën e kërkimit të tregut dhe të analizojë rezultatet e tij. U jepet prioritet kandidatëve: • Me përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të projekteve të mëdha. • Atyre që vijnë nga fusha e Real Estate. • Atyre që kanë mbi 5 vjet eksperiencë pune dhe kanë qenë persona kyç në suksesin e kompanive. • Që flasin disa gjuhë të huaja. • Që kanë kryer studime universitare ose pasuniversitare në universitete prestigjioze dhe i kanë përfunduar me rezultate të larta. Paketa për punonjësin: • Pagë e shkëlqyer. • Vend pune në zyra prestigjioze, në zemër të kryeqytetit, në një nga godinat ultramoderne. • Ekip frymëzues dhe ambient profesional. • Mundësi pune dhe krijimi kontaktesh me studiot më të mira të arkitekturës botërore. • Orientim i kompanisë drejt punonjësit, duke e vlerësuar atë si asetin kryesor. Në sektorin e ndërtimit, marketingu duhet të jetë po aq solid sa vetë themeli i projektit. Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën: hr@orion.al Ju informojmë se të dhënat tuaja do të përdoren në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/chief-marketing-officer-at-orion-shpk-4374808535
Niveli: c level

Publikuar 24/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme