Punë
Coffee Expert
Agna Group
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
AGNA Group është një nga distributorët kryesorë në rajon për produkte premium dhe zgjidhje profesionale në industrinë Ho.Re.Ca. Si Coffee Expert, do të jesh ambasador i kafesë dhe i markave tona. Roli yt është të ndërtosh histori, të frymëzosh komunitetin e baristëve dhe të krijosh përvoja autentike rreth kafesë, duke kombinuar artin, shkencën dhe inovacionin.
Detyrat & përgjegjësitë kryesore:
· Ndërtimin dhe komunikimin e një historie të sofistikuar dhe autentike rreth kafesë
· Të jetë partneri ideal për espresso dhe zgjidhjet profesionale të kafesë
· Qasje 360° ndaj brand-it, klientëve dhe aktiviteteve
· Ndërtim dhe forcim të besnikërisë ndaj brand-it
· T’i bëjë klientët krenarë që janë pjesë e markave tona dhe të ndajnë historinë tone
· Organizim dhe realizim degustimesh për klientë potencialë
· Pjesëmarrje në trajnime dhe evente profesionale të kafesë (SCA, etj.)
· Trajnim dhe zhvillim i ekipit Ho.Re.Ca. të AGNA Group
· Komunikim i vazhdueshëm me ekipin e baristëve në Greqi
Ti je personi i duhur nëse:
· Je i/e apasionuar pas kafesë dhe di ta transmetosh këtë pasion me të tjerët
· Beson se kafeja është një ndërthurje e artit dhe shkencës, me hapësirë të madhe për kreativitet
· E sheh profesionin si Coffee Expert si një fushë në evolucion dhe dëshiron të kontribuosh aktivisht në zhvillimin e saj
· Frymëzon komunitetin e baristëve dhe mbështet krijimin e gjeneratës së re të profesionistëve të kafesë
· Beson se të gjithë kemi nevojë për një filxhan kafeje më të mirë
· Ke njohuri të thella për industrinë e kafesë dhe zinxhirin e saj të vlerave
Nëse dëshiron që të bëhesh pjesë e një kompanie lider në treg dhe të punosh me marka prestigjioze ndërkombëtare të kafesë në një ambient pune dinamik, kreativ dhe bashkëpunues apliko në hr@agnagroup.com brenda datës 15.02.2026
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/coffee-expert-at-agna-group-4356800463
Kërkesat
Niveli: senior
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim