Kthehu te lista
Punë

Construction Engineer

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: **Inxhinier/e Ndërtimi ne zbatim** . Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Detyrat: - Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes; - Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës; - Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij; - Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren; - Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë; - Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara: - Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë; - Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit; - Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit; - Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj; - Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve; - Raporton tek Kryeinxhinieri. Kualifikimet: - Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit; - Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite; - Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office; - Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale; - Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/construction-engineer-at-rekrutime-agikons-4384025537
Niveli: mid level

Publikuar 16/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme