Kthehu te lista
Punë

Construction Project Manager

Kastrati Construction Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Pozicioni: Menaxher Projekti (Ndërtim) Departamenti: Projekteve Niveli i eksperiencës në pozicion: +2 vite Vendndodhja: Tiranë Raporton tek: Administratori **Manaxheri i Projektit kryen proceset e punës si më poshtë:** 1. Planifikon dhe organizon ecurinë e përgjithshme të projektit sipas afateve dhe buxhetit; 2. Menaxhon komunikimin me nënkontraktorët dhe furnitorët; 3. Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor të përgatitur nga stafi nën varësi; 4. Përgatit raporte javore/mujore mbi progresin dhe sfidat e projektit; 5. Koordinon dokumentacionin teknik dhe administrativ të projektit; 6. Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në ketë projekt dhe koordinon punën me strukturat e Investitorit të këtij projekti; 7. Miraton Raportin e Përgjithshëm si dhe Kost Raportet mujore të projektit; 8. Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktoreve që punojnë në kantier si prodhim, furnizime dhe shërbime; 9. Aprovimin e penaliteteve; 10. Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit; 11. Përgatitja e planit të punës dhe grafikut të punimeve të detajuar në bashkëpunim me stafin Teknik në respektim të kërkesave të kontratës, specifikimeve teknike, planit të cilësisë dhe buxhetit të projektit; 12. Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në kantier; **Kërkesat për Kandidatin:** - Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi. - Aftësi në përdorimin e programit inxhinierik AutoCAD, Revit. - Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive ekipet në terren. - Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike. \*Kandidatët që plotësojnë kërkesat si më sipër mund të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën e email-it: hr@kastraticonstruction.al. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/construction-project-manager-at-kastrati-construction-4361038306
Niveli: senior

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme