Kthehu te lista
Punë

Construction Site Manager

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Jemi duke kërkuar një **Drejtor Kantieri** për një nga bashkëpunëtorët tanë në Rajonin e Jugut. **Përmbledhje e pozicionit** Drejtori i Kantierit është përgjegjës për menaxhimin e plotë teknik dhe organizativ të projektit në terren, duke siguruar zbatimin korrekt të punimeve sipas projektit, standardeve të ndërtimit dhe afateve të përcaktuara. **Detyrat kryesore** - Menaxhon dhe ndjek ecurinë e punimeve në kantier sipas grafikut të projektit - Siguron zbatimin e punimeve sipas projekteve të miratuara dhe standardeve teknike - Bashkëpunon në përgatitjen dhe kontrollin e buxhetit të projektit - Kontrollon dhe miraton situacionet mujore të punimeve - Organizon dhe menaxhon stafin teknik dhe ndan detyrat në kantier - Monitoron cilësinë e punimeve dhe siguron respektimin e standardeve të ndërtimit - Përgatit raporte periodike mbi progresin e projektit - Menaxhon kontratat, ndryshimet dhe dokumentacionin teknik të projektit - Zgjidh problematika teknike në bashkëpunim me ekipin dhe sipërmarrësit - Siguron dokumentimin e plotë të të gjitha fazave të projektit - Vlerëson performancën e stafit dhe propozon zhvillime ose ndryshime sipas nevojës **Kualifikime** - Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi - Mbi 5 vite eksperiencë në ndërtim/kantier - Aftësi të forta menaxhuese, organizative dhe teknike - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe raportimi - Njohuri në CAD, MS Project, Excel - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë tjetër avantazh) - Eksperienca me kontrata FIDIC përbën avantazh **Orari:** - E Hënë - E Premte: 07:30 ~ 16:00 - Pushimi i drekës: 30 min - E Shtunë: Pushim i alternuar - E Diel: Pushim Te interesuarit te dergojne cv ne adresen **Aviola.isufi@ktc.al** ose ne numrin **0694093986.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/construction-site-manager-at-kalaja-talent-consulting-4412735270
Niveli: senior

Publikuar 11/05/2026 · Skadon 10/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme