Punë
Content Creator
iMedia Creative
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
iMedia Creative po kërkon një Content Creator (Part-Time)! 🎥
Agjencia jonë po rritet dhe bashkë me të edhe projektet tona! Kemi nevojë për një individ kreativ, që e ka pasion storytelling dhe që ndihet "si në shtëpi" para kameras.
Nëse ti beson se pas çdo marke qëndron një njeri dhe se besimi i klientit fitohet me vërtetësi, atëherë je personi që po kërkojmë!
**Çfarë do të bësh:**
- Do të jesh "fytyra" dhe zëri i disa prej projekteve tona të reja.
- Do të krijosh video (Reels/TikTok) që komunikojnë vlerat e markës në mënyrë njerëzore.
- Do të bashkëpunosh me ekipin tonë kreativ për skenarë dhe ide inovative.
**Kush je ti:**
- Ke aftësi shumë të mira komunikuese (nuk të tremb kamera!).
- Ke sy për estetikën dhe kupton trendet e fundit të videove të shkurtra.
- Je njeri pozitiv, i organizuar dhe gati për të sjellë ide të reja në tavolinë.
- Përvoja paraprake në krijimin e përmbajtjes është avantazh, por pasioni dhe karizma janë vendimtare!
**Çfarë ofrojmë:**
- Angazhim Part-Time (fleksibilitet që përshtatet me ty).
- Një ambient ku ideja jote dëgjohet dhe vlerësohet.
- Mundësi për t'u rritur profesionalisht në një agjensi që prioritizon marketingun autentik.
*Si të aplikosh?*
Dërgo CV-në tënde me email në: imediacreative.al@gmail.com
Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë te iMedia!
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/content-creator-at-imedia-creative-4403813212
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim