Kthehu te lista
Punë

Coordinator of Dua Space

Dua Space Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Coordinator of Dua Space **Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm – Dua Space & Podcast Media** **Vendndodhja:** Tirane **Lloji:** Full-time **Raporton tek:** Founder **Përshkrimi i rolit** Po kërkojmë një person që merr pronësi të plotë mbi: - Menaxhimin e hapësirës Dua Space (coworking, evente, community) - Operimin dhe zhvillimin e studios së podcast - Gjenerimin e të ardhurave nga qiraja, eventet dhe prodhimi mediatik - Krijimin e strukturës ditore dhe promovimin e saj Ky rol është operacional. Jo ide. Jo brainstorming. Ekzekutim, organizim dhe përgjegjësi. **Qëllimi i rolit (6 muajt e parë)** - Hapësira të funksionojë me rregull (orar, pastrim, prenotime, kontrata) - Podcast-i të ketë sistem booking + kalendar + oferta të qarta - Minimumi 5-10 klientë aktivë mujor për studio - Evente te rezervuara (min. 10 në muaj) - Rritje e të ardhurave dhe disiplinë operacionale **Përgjegjësitë Kryesore****A) Menaxhimi i Hapësirës (Dua Space)** - Menaxhon prenotimet (coworking, sallë trajnimi, evente) - Kujdeset për mirëmbajtjen (pastrim, pajisje, furnizime) - Kontrata të qarta për çdo përdorues - Monitoron pagesat dhe arkëtimet - Raporton çdo javë: të ardhura, shpenzime, probleme  **B) Podcast & Media** - Menaxhon kalendarin e studios - Negocion me klientë për qira dhe paketa - Realizon production & post-production (audio/video editing) - Koordinon publikimet kur ka projekte të brendshme - Ndihmon në zhvillimin e ofertave për biznese (podcast corporate) **C) Promovimi i Dua Space** - Promovon hapësirën në rrjete sociale dhe kanale digjitale - Bashkëpunon me ekipin e marketingut për përmbajtje - Krijon oferta dhe fushata për të rritur prenotimet - Identifikon partnerë potencialë (biznese, organizata, komunitete profesionale) - Ndihmon në rritjen e brand-it Dua Space si hapësirë premium për evente dhe media **Çfarë kërkojmë** - Person praktik, i organizuar - Di të marrë vendime pa u humbur edhe ka iniciative te ideoje koncepte te reja - Ka sens estetik dhe komunikim të mirë - Ka deshire te nderveproje me grupe komunitete edhe ne evente te ndryshme - Di të përdorë AI tools për produktivitet Plus nëse ka: - Eksperiencë në event management - Eksperiencë në media / studio / coworking **Çfarë ofrojmë** - Autonomi reale, me mundesi rritjeje ne drejtime te ndryshme, ndertim komuniteti apo ndertim produktesh me perfitime nga puna. - Hapësirë për të ndërtuar strukturë nga zero edhe per te punuar vete. - Mundësi rritjeje në rol më të madh (Head of Operations Media) - Mundësi bonusi mbi performancë **Si të aplikoni** Nëse mendon që je personi që mund ta marrë këtë hapësirë në pronësi dhe ta kthejë në një strukturë funksionale dhe fitimprurëse, dërgo: - CV-në tënde 📩 Aplikimet dërgohen në: info@duaspace.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/coordinator-of-dua-space-at-dua-space-4377724184
Niveli: mid level

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme