Kthehu te lista
Punë

Cost Engineer

Klar Sh.P.K Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Inxhinieri Kostoist është përgjegjës për monitorimin, analizimin dhe kontrollin e kostove gjatë gjithë ciklit të projektit të ndërtimit, duke u siguruar që të realizohet brenda buxhetiti dhe afateve të përcaktuara. **Detyrat** - Hartimi dhe përgatitja e situacioneve mujore për punët e kryera, duke përfshirë librezën e masave dhe analizën e çmimeve. - Kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitja e situacionit përmbledhës për objektet, që pasqyrojnë progresin e punimeve dhe shpenzimeve. - Bashkëpunimi mujor me departamentin e financës për të siguruar informacion të saktë mbi inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve. - Përpilimi dhe hartimi i preventivave (planifikimeve të kostove) për punimet që kryhen nga kompania vetë, duke përdorur çmimet përkatëse për secilën kategori pune. - Monitorimi i kostos periodikisht gjatë procesit të ndërtimit së bashku me ekipin menaxhues të projektit - Raportimi i kostos së objekteve tek Menaxheri i Projektit, Departamenti Teknik dhe Departamenti i Financës për t'u siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë të dokumentuara dhe të miratuara. - Rishikimi periodik i analizave teknike dhe manualeve të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare për t'u siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara. - Kontrollimi i çmimeve të dhëna nga kontraktorët dhe nënkontraktorët për të siguruar që çmimet të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me çmimet e tregut. - Raportimi tek Menaxheri i Projektit (PM) për ndihmën në negociatat që mund të zhvillohen për përcaktimin e çmimeve në preventivë. - Asistimi në përgatitjen e buxhetit mujor për projektet dhe raporte financiare si Cost Report dhe Cash Flow për të siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë të menaxhuara siç duhet. - Kontrollimi mujor fizik i inventarëve për materialet që përdoren në projekt, duke siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe përputhshmëri me dokumentacionin e magazinës. - Përgatitja e preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë që mund të kërkohen nga klientët, si dhe për rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare për projektin. **Kualifikimet** - Diplomë universitare në inxhinieri ndërtimi, inxhinieri ekonomkei, ose një fushë të ngjashme. - Eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e kostove në ndërtim dhe njohuri të forta në përdorimin e software-ve të menaxhimit të kostove si AutoCAD, MS Project, etj. - Eksperience +4 vite në menaxhimin e kostove të projekteve të ndërtimit. - Aftësi analitike për të vlerësuar dhe kontrolluar kostot dhe për të përgatitur raporte financiare. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/cost-engineer-at-klar-sh-p-k-4349690885
Niveli: mid level

Publikuar 12/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme